Forlan do ti bashkohet Interit

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:45
Diego Forlan është në prag të transferimit në Inter ka njoftuar trajneri i Atletico Madridit Gregorio Manzano.
Sulmuesi ishte lënë jashtë ekipit në një miqësore të javës së kaluar në mënyrë që të vazhdon bisedimet për transferimin e tij në Giuseppe Meazza që tani duket në prag të konfirmimit.
“Forlan është disa orë larg transferimit në Inter” tha Manzano gjatë një konference për shtyp të shtunën para ndeshjes kundër Osasunas.
“Forlan nuk zë vend më në ekipin tonë, ai do të shkon në Inter” përfundoi Manzano.