E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borriello në shitje

Sulmuesi i Romës, Marco Borriello ka pranuar se aventura e tij në Stadio Olimpico ka përfunduar. Mediet italiane kanë cituar drejtorin e përgjithshëm të klubit, Franco Baldini i cili konfirmoi se Borriello është në shitje.

Kurse, sulmuesi italian ka deklaruar se: “Do të jap maksimumin por është e vështirë të stërvitem në këto rrethana”. Borriello u transferua te Roma në formë huazimi më 2010 nga Milan dhe realizoi 17 gola në 38 ndeshje.

Sezonin e kaluar ai kaloi gjashtë muaj huazim te Juventus ku fitoi Scudetton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›