Elia në Werder Bremen

Werder Bremen ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Eljero Elia, i cili largohet nga Juventus pas vetëm një sezoni.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura por ylli holandez ka publikuar në Twitter një fotografi duke iu nënshtruar testeve mjekësore të cilat i kaloi me sukses.
“Kontrata është nënshkruar dhe testet janë kaluar në mënyrë të shkëlqyeshme. Marrëveshja është kryer me sukses”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Werderit. Elia me Juventusin bëri vetëm pesë paraqitje dhe asnjëherë nuk bindi trajnerin Antonio Conte.