E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borsch:Qeveria kujdes në mbrojtjen e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave personale e drejtë themelore e çdo qytetari. Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Borsch në konferencën për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas ambasadorit Borsch mbrojtja e privatësisë së personit është një e drejtë themelore prandaj dhe Shqipëria ka ratifikuar konventën për mbrojtjen e të dhënave personale. "Qeveria të jetë e kujdesshme për të menaxhuar dhe për të kontrolluar mbrojtjen e privatësisë sepse mbrojtja e të dhënave është e nevojshme për funksionimin e gjëndjes civile",deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›