Operacioni Fenix, arrestohen 7 shtetas për vjedhje

Durrës, 4 shkurt, 12:03, NOA – 7 shtetas të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, “Vjedhjes me armë”, ”Vjedhjes së pasurisë së tjetrit”, ”Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Armëmbajtje pa leje” janë mundur të arrestohen dje nga policia në kuadrin e operacionit “Fenix”.
Emrat e krerëve të kësaj bande janë Bexhet Halluci, 18-vjeç, banues në Kukës dhe Sherif Skënder Selaj, 23-vjeç, banues në Has.
Ndaj tyre, u kryen veprimet proceduriale dhe matarialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm.
n.e/NOA