E Diel, 1 Nëntor 2026

Borshardt: Ngerci politik, zgjidhje me transparence, sipas Kushtetutes

Bashkimi Evropian pret zgjidhje nga Shqiperia per ngercin politik. Apeli u be dje nga ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borshardt. Ne te njejten linje me diplomatet e tjere nderkombetare, Borshardt kerkoi dje nga drejtuesit politike ne vend, zgjidhje te menjehershme te ngercit, ne baze te Kushtetutes dhe transparences. "Bashkimi Evropian u ka thene drejtuesve te politikes te gjejne nje zgjidhje, le ta pershendesim kete zgjidhje qe do te vijoje ne kuader te transparences dhe ne baze te Kushtetutes", sugjeroi saktesisht ambasadori gjerman. Ai theksoi faktin se Bashkimi Evropian, eshte i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi dhe se per kete arsye, ne menyre te vazhdueshme ben apel per nje zgjidhje te ngercit politik. "Shqiperia ndodhet ne momente te rendesishme, ndodhet prane afrimit me Bashkimit Evropian. Nga deklaratat e komisionerit evropian per zgjerimin dhe fqinjesine e mire, kam kuptuar se situate aktuale politike ne vend ndikon tek proceset integruese", tha Borshardt. Jo me larg se dje, ishte ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, i cili i kujtoi politikes shqiptare, se i takon asaj pergjegjesia per te zgjidhur situaten politike. "Zgjidhja si dhe pergjegjesia i takon lidershipit shqiptar, ata jane te vetedijshem", u shpreh Lohan. Nderkohe qe ne konference, ai vuri ne dukje faktin se ne procesin e pergatitjes se opinionin ne lidhje me aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian, do te merren ne konsiderate edhe elemente te tjere qe vijne nga konsultime me aktore te ndryshem, perfshire ketu edhe organizata nderkombetare aktive ne vend si dhe perfaqesues te organizatave te shoqerise civile. R. R.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›