Vizat, kolegji i KE miraton rekomandimin
Kolegji i Komisionereve miratoi dje rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar". Ky rekomandim eshte pozitiv por i kushtezuar me permbushjen e kritereve te mbetura nga te dy vendet e prapambetura te rajonit per kete proces. Per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperise i kerkohet strategji per riintegrimin e te riatdhesuarve, zbatim efikas i kuadrit ligjor per luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, e po keshtu zbatim efikas te ligjit te ri per konfiskimin e aseteve kriminale. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar" dhe hyn ne fuqi sot ne oren 12:00. Kur komisionerja per Ceshtjet e Brendshme, Cecilia Malstrom, do ta beje te ditur per opinionin publik propozimin e Komisionit, propozim i cili permban ne skenarin e parashikuar nga Komisioni, ne radhe te pare nje propozim pozitiv per levizjen pa viza te qytetareve shqiptare dhe te Bosnje-Hercegovines dhe, duke ndjekur formatin e te njejtit rekomandim qe u be edhe per Serbine dhe Malin e Zi, duke evidentuar dy apo tri ceshtje, te cilat do te jene ne verifikim gjate muajve qershor dhe korrik, momente qe i paraprijne vendimmarrjes nga Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave te BE. Ekspertet evropiane per vizat pritet te mberrijne ne Tirane gjate muajit korrik dhe i gjithe procesi monitorues per kriteret qe kane mbetur ende paplotesuar nga Shqiperia mund te perfundoje ne shtator. Liberalizimi i vizave ne vendet e Bashkimit Evropian per shtetasit shqiptare, qe posedojne pasaporta biometrike do te shpallet zyrtarisht ne vjeshten e ketij viti. Ne fund te tetorit me botimin ne Fletoren Zyrtare do te marre fuqi ekzekutuese cka do te thote se kjo eshte dhe data me e mundshme kur shqiptaret do te dalin lirisht per ne vendet e BE. Ne baze te datave te shpallura ne axhenden e institucioneve evropiane, pritet qe pas prezantimit te rekomandimit per liberalizimin e vizave ne Kolegjin e Komisionereve Evropiane dhe me pas ne Parlamentin Evropian procedura te vazhdoje me pergatitjen e propozimit te Komisionit per shpalljen publikisht ne Samitin e Ministrave te Jashtem BE-Ballkani Perendimor, qe do te mbahet ne Sarajeve me 2 qershor 2010. Sipas gjasave, jashte procedures legjislative, pritet qe gjate qershorit gjate takimeve te parashikuara perkatesisht Ministrat e Brendshem dhe Ministrat e Jashtem, mund te mbeshtesin politikisht procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.
Me marrjen e drites jeshile nga Komisioni, Parlamenti Evropian do te pergatise vendimin perpara pushimeve te gushtit, per ta diskutuar ne komisionet perkatese, ai i Brendshem LIBE dhe ai i Jashtem AFET dhe miratuar ne sesion plenar gjate muajit shtator. Me pas pritet qe Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te marre vendimin gjate takimit te datave 7 dhe 8 tetor 2010. Kjo do te beje te mundur qe regjimi i liberalizuar i vizave per Shqiperine te behet realitet pas botimit ne Fletoren Zyrtare te BE, ne fund te muajit tetor 2010, data maksimale 31 tetor 2010 gjate Presidences Belge te Bashkimit Evropian. S.P