E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, vleresim per misionet paqeruajtese te Shqiperise

Intensifikimi i metejshem i bashkepunimit ushtarak ne Afganistan, mes Shqiperise dhe Italise ka qene tema kryesore e takimit qe ministri i Mbrojtjes, Imami ka pasur me homologun e tij italian, La Rusa, gjate nje vizite ne shtetin fqinj. Gjate fjales se tij, ministri italian ka vleresuar kontributin e FA, ne misionet paqeruajtese ne nje nga zonat me te nxehta sic eshte Afganistani. Nga ana e tij, Imami ka ftuar La Rusen, per nje vizite ne Tirane dhe ka theksuar se Italia eshte nje vend me kontribut te vecante ne bashkepunimin ushtarak me Shqiperine. Te dy ministrat gjate takimit rane dakord per te hapur rruge te reja bashkepunimi, ne fushen e kontributeve ne operacionet e paqes dhe te rritjes se kapaciteteve te FA. Gjate qendrimit ne Itali, ministri Imami ka bere nje vizite edhe ne Kolegjin e Mbrojtjes se NATO-s, me ftese te Gjeneral Major Loeser.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›