Basha: Brenda vitit, shqiptaret pa viza ne BE
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha tha se Brukseli ka mbyllur etapen e ceshtjeve teknike. Ne nje interviste per "BBC"-ne, ai tha se propozimi qe Komisioni Evropian pritet te beje publik te enjten, per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare do te jete pozitiv. Duke folur pas takimeve qe zhvilloi ne Bruksel, Basha tha se brenda vitit 2010 pritet te merret edhe vendimi politik per heqjen e vizave me vendet e Shengenit.
Dje Komisioni Evropian, nepermjet procedurave te paracaktuara ktheu raportin e tij ne nje propozim, i qe sipas Bashes eshte pozitiv, i cili rekomandon qe Shqiperise t'i hiqen vizat, pra qytetareve shqiptare t'u hiqen vizat dhe Shqiperia te perfitoje nga rregullorja e posacme e Bashkimit Evropian, qe rregullon se cilat vende mund te udhetojne pa viza ne territoret e hapesires se Shengenit.
Kur thoni "presim qe te jete nje raport pozitiv", nuk prisni ndonje surprize?
Raporti ka qene shume pozitiv, eshte ndare me publikun shqiptar nepermjet mediave dhe, ne baze te ketij raporti, ne sot presim nje propozim pozitiv nga Komisioni, drejtuar Keshillit Evropian, Keshillit te Ministrave dhe Parlamentit Evropian, ku rekomandon heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Dhe kjo do te konfirmohet pastaj zyrtarisht edhe ne Samitin e Sarajeves, qe fillon ne qershor?
Besoj se po. Te enjten (sot) komisionerja per Ceshtjet e Brendshme, Cecilia Malstrom, do ta beje te ditur per opinionin publik propozimin e Komisionit, propozim i cili do te permbante ne skenarin e parashikuar nga Komisioni, ne radhe te pare nje propozim pozitiv per levizjen pa viza te qytetareve shqiptare dhe te Bosnje-Hercegovines dhe, duke ndjekur formatin e te njejtit rekomandim qe u be edhe per Serbine dhe Malin e Zi, duke evidentuar dy apo tri ceshtje, te cilat do te jene ne verifikim gjate muajve qershor dhe korrik, momente qe i paraprijne vendimmarrjes nga Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian.
Dhe cilat jane konkretisht keto dy-tri ceshtje, qe do te ndiqen ne muajt ne vazhdim?
Une mund te flas vetem ne baze te bisedave qe kam bere me zyrtare evropiane.
Natyrisht, gjithcka do te behet publike te enjten nga komisionerja Malstrom. Nuk behet fjale per te papritura, behet fjale per ato dy apo tri ceshtje qe u evidentuan edhe nga raporti. Ne radhe te pare eshte hartimi i nje strategjie per riintegrimin e te riatdhesuarve, ceshtje kjo qe mori nje dimension te vecante per shkak te pervojes jo te mire ne fillim me Serbine dhe Maqedonine, ku patem nje numer qytetaresh qe kerkuan azil ne vendet anetare. Por per kete ceshtje mund t'ju informoj me kenaqesi se se shpejti, komiteti nderministror per liberalizimin e vizave, i kryesuar nga kryeministri, do te marre ne shqyrtim draftin e kesaj strategjie te hartuar kryesisht nga ekspertet e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta, ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme dhe eksperte te tjere. Pra, ne do t'i paraprijme ne nje fare menyre kesaj ceshtjeje, duke i vertetuar brenda dy javeve Komisioni Evropian, hartimin e kesaj strategjie sipas parametrave evropiane. Nje ceshtje tjeter qe nuk mund te thuhet se fillon apo mbaron me procesin e liberalizimit te vizave, eshte ajo e vazhdimit te permiresimit strukturor te kapaciteteve ne lufte kunder krimit dhe korrupsionit. Ne kete kuader, policia e shtetit ka marre dhe do te vazhdoje te marre resurse te mjaftueshme financiare dhe personal, ne vecanti ne fushen e luftes kunder trafikut te qenieve njerezore, narkotrafikut dhe ne fushen e nje njesie te re te sapokrijuar per konfiskimin e aseteve kriminale.
Dhe kjo na sjell tek ceshtja e trete, qe eshte zbatimi i ligjit per konfiskimin e aseteve kriminale ku po keshtu Shqiperia, edhe sot, por edhe ne javet qe vijne do te raportoje progres strukturor, pra ne ngritjen e strukturave institucionale ne Policine e Shtetit, por edhe ne Prokurori, te cilat po merren me ceshtje konkrete. Ky eshte progresi substancial, ceshtje konkrete per sa i perket konfiskimit te aseteve kriminale. Ia vlen te theksoj, per sa i perket ceshtjes se trete, qe ketu kemi te bejme jo vetem me nje kriter te permbushur, por edhe me nje arritje te Shqiperise e cila, ne nje fare menyre, hap rrugen edhe per vende te tjera te Evropes Jug-Lindore, pasi Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkan dhe nga te paktat vende ne hapesiren evropiane qe ka nje ligj te tille.
Ne kete kuader, jo vetem qe ne permbushim nje angazhim tonin karshi Komisionit Evropian, por sic thashe, vendosim nje standard i cili, i zbatuar me rigorozitet me siguri qe do te sherbeje si nje pervoje e mire edhe per vendit e tjera te rajonit.
Megjithate, ne nje plan me te pergjithshem zoti Basha, ne Shqiperi ka edhe nje krize politike dhe po behen perpjekje per daljen nga kjo krize. Sa e pranishme eshte fjala "krize" edhe ne kontaktet qe keni pasur ju sot ne Bruksel?
Per sa i perket kesaj ceshtjeje, terminologjia e Brukselit eshte mjaftuar me terminologjine "ngerc politik" dhe mendoj se ato qe jane shprehur deri tani edhe nga vete Komisioni Evropian tregojne qarte se, per sa i perket Brukselit pritet qe palet te ecin perpara dhe t'i japin fund ketij ngerci i cili dominon skenen politike prej disa kohesh. Mazhoranca eshte dhe mbetet e vendosur, sic eshte shprehur edhe kryeministri Berisha, qe te ofroje gjithcka, ashtu si edhe ka ofruar, per arritjen e nje konsensusi, per sa kohe qe ky konsensus nuk shkel parimet baze kushtetuese dhe ligjore, pra normat e shtetit ligjor, qe jane nje pasuri e Shqiperise, pasuri e demokracise shqiptare, dhe padyshim nje pasuri e perbashket e ngritur me kontributin e Shqiperise dhe Bashkimit Evropian ne keto 20 vjet.
Ju jeni nje zyrtar i larte ne qeveri dhe ne Partine Demokratike gjithashtu. A mendoni se do te gjendet vertete ndonje zgjidhje brenda kesaj periudhe dy-tre javore qe iu eshte lene paleve kryesore?
Une besoj se nese ka vullnet te mire nga palet, zgjidhja nuk ka pse te vonoje as dy apo tre jave. E rendesishme eshte qe palet t'i permbahen parimeve baze ku nuk mund te kete asnje negociate, asnje persiatje, asnje konsiderate, e cila do te binte ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ligjet e Republikes se Shqiperise, apo me vendimet e formes se prere, sic jane ato te Gjykates Kushtetuese. Por mendoj, nga ana tjeter, se ka mjaftueshem hapesira - sic e kane evidentuar kohe pas kohe partneret tane, kujtoj ketu komitetin presidencial te Keshillit te Evropes - qe te shqyrtohen te gjitha mundesite, dhe te behet e gjithe transparenca e nevojshme, sic i takon nje vendi demokratik, nje vendi ku sundimi i ligjit dhe shteti ligjor, demokracia funksionale, jane tashme objektiva te arritura dhe ku kerkohet konsolidimi i tyre i metejshem nepermjet nje sjelljeje institucionale, parlamentare te te gjitha paleve.
Do te deshiroja t'i kthehesha ceshtjes se vizave. Si qytetar shqiptar, qe kam marre nje pasaporte biometrike dhe pres te udhetoj shume shpejt pa vize ne nje ndonje nga vendet e Bashkimit Evropian. Kur mund te jete nje afat i besueshem?
Ajo qe ndodh sot eshte fundi i etapes vendimtare teknike. Propozimi pozitiv i Komisionit hap rrugen per vendimmarrjen politike nga Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian. Natyrisht qe do te deshironim qe kjo vendimmarrje te perfundonte sa me shpejt, por duke marre parasysh edhe faktin qe vera po vjen, duhet te jemi realiste dhe besoj se kjo vendimmarrje nuk do te vonoje dhe do ta hape rrugen qe shqiptaret te levizin pa asnje pengese, te lire dhe pa viza ne hapesiren Shengen brenda vitit 2010.
E rendesishme eshte qe kjo vendimmarrje pozitive, ploteson nje nga angazhimet kryesore te qeverise se kryeministrit Berisha qe ishte: vendimmarrje pozitive brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte. Po keshtu, verej me kenaqesi se presidenca spanjolle, dhe posacerisht ministri i Brendshem, Alfredo Perez Rubalcaba, po e mbajne premtimin e tyre, sepse pres qe ne mbledhjen e ministrave te Brendshem me 3-4 qershor, propozimi pozitiv i Komisionit Evropian te hyje ne axhenden e dites dhe te kryhet leximi i pare, cka natyrisht do te shkurtoje kohen dhe do te hape rrugen qe ne mbledhjen e tetorit ose ne mbledhjen e nentorit te ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian te merret edhe vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Malstrom
Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar" dhe hyn ne fuqi sot ne oren 12:00. Kur komisionerja per Ceshtjet e Brendshme, Cecilia Malstrom, do ta beje te ditur per opinionin publik propozimin e Komisionit.
Vendimi per vizat
Pritet qe Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te marre vendimin gjate takimit te datave 7 dhe 8 tetor 2010. Kjo do te beje te mundur qe regjimi i liberalizuar i vizave per Shqiperine te behet realitet pas botimit ne Fletoren Zyrtare te BE, ne fund te muajit tetor 2010, data maksimale 31 tetor 2010 gjate Presidences Belge te Bashkimit Evropian