Berisha, me perfaqesues te gazsjellesit trans-Adriatik
Kryeministri Berisha priti dje ne takim nje grup perfaqesuesish te projektit te madh te gazsjellesit "Trans-Adriatik" (TAP AG), qe kalon edhe ne Shqiperi, te kryesuar nga drejtori i projekti, Kjetil Tungland. Zoti Tungland e informoi kryeministrin mbi zhvillimet e fundit per kete projekt shume te rendesishem gazi, duke theksuar vecanerisht suksesin e negociatave dhe rezultatet e arritura me vendet pjesemarrese ne kete projekt, Norvegjine, Zvicren, Italine, Turqine, Greqine, Gjermanine, Azerbajxhanin. Ai permendi si shume te rendesishem faktin qe grupeve te perfshira ne kete projekt, "Statkraft", "EGL", iu shtua edhe nje partner i trete shume i rendesishem, kompania gjermane "E.ON Ruhrgas" dhe se ishin ne negociata edhe me partnere greke. Kompleksiteti i ketij projekti dhe shtimi i partnereve nderkombetare, tha zoti Tungland, rrit sigurine dhe garancine e suksesit te projektit. Partneri gjerman i shtoi ketij grupi "Know-how" dhe aftesite teknike dhe menaxhuese qe perfaqeson kompania gjermane. Drejtori i projektit, zoti Tungland tha se Memorandumi i Mirekuptimit, i sapo nenshkruar me Shqiperine, i shtohet marreveshjeve qe po behen me te gjitha vendet, ku kalon projekti. Ai theksoi se shpejtesia, me te cilen po ecet, eshte nje shenje e rendesishme dhe e dukshme e faktit qe ky projekt i furnizimit me gaz eshte bere shume konkurrues dhe prioritar ne tregun evropian. Zoti Tungland falenderoi Kryeministrin Berisha per kontributin e qeverise shqiptare ne prezantimin e ketij projekti ne Evrope dhe per lobimin per suksesin e tij.