E Diel, 1 Nëntor 2026

Pellumbi: PS te beje jete aktive ne Kuvend

Profesori i Partise Socialiste, Servet Pellumbi, pas fjalimit te mbajtur dje ne Asamblene Kombetare te PS dhe takimit te zhvilluar me kryesocialistin Rama, deklaroi per mediat se opozita duhet te jete aktive ne Kuvendin e Shqiperise. Per sa i perket takimit me kryesocialistin, Pellumbi tha se Rama nuk kishte kundershtime ndaj qendrimit te tij, por vetem rezerva ne praktiken e zbatimit te njerit variant apo te nje varianti tjeter.
Z.Pellumbi cfare qendrimi mbajtet ne mbledhjen e Asamblese Kombetare?
Une per vete kisha mendimin dhe e shpreha ne mbledhjen e Asamblese qe grupi parlamentar i PS-se duhet te marre pjese aktive ne jeten parlamentare. Bojkotimin te mos e kete ne plan te pare, por ta kete te fundit dhe ne plan duhet te kete pjesemarrjen aktive ne debatet ne seancen plenare, ne komisionet parlamentare dhe ne grupet parlamentare qe perfaqesohet ne Parlamentin Evropian, ne Keshillin e Evropes, ne asamblene e OSBE-se apo ne ate te Detit te Zi. Ne te gjitha strukturat PS qe tani e tutje duhet te jete shume aktive sepse realisht per mendimin tim ate qe pritej te realizohej permes bojkotit e realizoi. Opinioni e kuptoi qe zgjedhjet jane manipuluar ne menyre masive, qe per manipulimin e zgjedhjeve eshte perdorur kryesisht paraja dhe jo dhuna sic u perdor me '96 dhe gjithashtu faktori nderkombetar e kuptoi se cfare ka ndodhur ne Shqiperi. Ketej e tutje duhet te cmontohet ky Parlament dhe kjo mazhorancen, permes luftes parlamentare.
Kjo do te thote se duhet te marre pjese edhe ne votim?
Votimi eshte nje praktike tjeter. Per votimin vendoset sipas momentit apo ceshtjes, mund te votohet ose mund te mos votohet, por pjesemarrja ne debate duhet te jete.
Cili ishte qendrimi i z.Rama ne bashkebisedimin qe patet per keto qe ju deklaruat ne mbledhjen e Asamblese?
Nuk kishte ndonje kundershtim ne pergjithesi, megjithese mund te kete ndonje rezerve ne praktiken e zbatimit te njerit variant nga varianti tjeter.
A kishit pika te perbashketa ne kete bashkebisedim informal qe zhvilluat me Ramen per qendrimet e PS-se?
Une shtrova pikepamjen time dhe mendoj se gjeta mirekuptimin.
Do te jeni ne protestat qe do organizohen?
Protestat gjithnje per opoziten jane si ajri i domosdoshem per njeriun. Opozita gjithnje duhet ta kete ne plan te pare protesten, krahas luftes legale ne Parlament dhe ne institucione. Sepse ne fund te fundit jo te gjitha gjerat mund te realizohen ne institucione. Aq me teper qe protestat sensibilizojne edhe vet opinion dhe e mbajne te ndezur kete sensibilizim kur rrezikohet demokracia. Une mendoj qe opozita ne kushtet e sotme duhet te marre ne dore flamurin e demokracise, ta mbroje ate, por duke mbajtur edhe vet qendrime demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›