E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Koha qe Nano te marre drejtimin e PS

Ka qene teper i ashper anetari i Asamblese Kombetare te PS, Ylli Manjani ndaj kreut socialist Edi Rama, te cilin nuk e sheh me si liderin qe mund te udheheqe PS ne fitore. Ai ka kerkuar rikthimin e Nanos ne krye te partise, per te kthyer PS-ne ne jeten institucionale. Anetari i Asamblese Kombetare, Ylli Manjani, i konsideroi dje punimet e Asamblese nje konference per shtyp te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Ne nje prononcim te dhene per televizionin kombetar "Klan" ai tha se duhet te kuptojme se Partia Socialiste sot me shume se sa kurre ka vendosur qe te dale jashte sistemit, te dale jashte shtratit politik. "PS sot per fatin e keq nuk ekziston, ajo eshte ne kaos politik dhe organizativ. PS eshte ne limitet e fundit te saj, te ekzistences se saj sepse po shkon drejt shuarjes", deklaroi zyrtari socialist. Ne kete kendveshtrim, ai vlereson se "eshte koha qe investime dhe kontribute te cmuara ne jeten e PS-se, si per shembull, zoti Nano, duhet te rivihen ne loje". Sipas tij, zoti Nano pavaresisht retorikave personale eshte koha qe te rikthehet ne Partia Socialiste per te rimarre drejtimin e socialisteve dhe per te rikthyer shpresen e socialisteve. "Eshte koha qe zoti Nano te rimarre drejtimin e PS per ta kthyer kete parti ne jeten institucionale dhe eshte koha qe PS dhe zoti Nano si politikan i vjeter ne Shqiperi te mbylle ciklin e tranzicionit, te cilin zoti Rama po e mban peng dhe po e zgjat pafundesisht", u shpreh Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›