Benitez do të angazhohet te PSG

Paris Saint-Germain ka shkarkuar trajnerin Antoine Kombouare dhe do ta angazhojë Rafael Benitezin në këtë post, njofton Al-Jazeera.
Sipas këtij televizioni, në diskutimet e anëtarëve të bordit të PSG-së gjatë fundjavës është marrë vendim për angazhimin e ish-trajnerit të Liverpoolit.
Benitez është pa skuadër që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga drejtuesit e Interit.