E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeqiri më i miri në ‘Lah Nimani’

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 13:01

Liridon Zeqiri nga Gjilani është shpallur boksieri më i mirë i turneut ‘Lah Nimani’, i cili është mbajtur të shtunën në Prishtinë, në të cilin, përveç kosovarëve, kanë marr pjesë edhe boksier nga Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ndërsa, çifti më luftarak është zgjedhur dueli mes dy kosovarëve, Gazmend Gashit e Shpëtim Ahmetit. Kurse, epiteti i boksierit më teknik i ka takuar malazezit, Marko Bozhovic.

Ndërsa, boksierit shqiptar nga Maqedonia, Fatlum Zhuta, është shpallur njeriu më fair-play i këtij turneu memorial. Ky eveniment është organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës në shenjë përkujtimi të katër vjetorit të vdekjes së trajnerit të njohur kosovar të boksit, Lah Nimani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›