Udheheqesit postkomuniste shqiptare
NgaARIAN GALDINI
Mund te themi plot bind je se ne Shqiperi ajo cka u be e rendesishme gjate viteve 1990 e ketej qe shqiptaret te perqafonin kapitalizmin perendimor pertej...
...efektit fillestar trondites ishte hapja e vendit dhe e traditave te tij te forta ndaj botes se huaj qe na coi drejt riorientimit te dokeve dhe praktikave tradicionale drejt nje orientimi modernizues. Kjo solli ndryshime te medha ne Shqiperi te udhehequra nga konceptet normative te asaj cka eshte Perendimore moderne Europiane apo thjesht
normale. Ne kete vijimesi mundemi te debatojme se nese ndjekim Weberin praktikat moderne kapitaliste u bene esencialisht vetejustifikuese duke mos pasur me nevoje per legjitimim te metejshem nga nje burim i jashtem. Sikurse Weberi thote kapitalizmi fitimtar perderisa qendron ne themele mekanike nuk ka me nevoje per mbeshtetjen e tij. Weber 1905 fq 181-2. Mberritur ne kete pike ky nuk eshte vendi per te ekzaminuar ne menyre sistematike masen e provave substanciale te borgjezise intelektuale dhe te hipotezes se kapitalizmit politik. Te dyja jane koncepte te paraqitura si analiza te tranzicionit te nje te ardhmjeje esenacialisht te hapur. Per ta vazhduar arsyetimin tone duke u mbeshtetur tek Bourdie nje nga elementet qe duhet te sjellim ne vemendje eshte habitusi i krijuar nga ngjitja e shkalleve ne socializem. Ky eshte mentaliteti i aparatcikut i cili di mire sesi te manipuloje organizimet partiake dhe sesi te perdore sloganet ideologjike. Kemi habitusin e komunisteve te reformuar vecanerisht teknokrateve te asaj kohe apo perfaqesuesve te inteligjences te cilet mendonin e vazhdojne te mendojne se e dine sesi behen gjerat. Kemi gjithashtu edhe habitusin e klases se mesme parakomuniste dhe habitusin e inteligjences disidente te cilat te bera se bashku jane permbledhur ne perzierjen e rishfaqjes se te Majtes se Re postkomuniste qe deklaron se kujdeset per te varfrit te shtypurit te marxhinalizuarit me hapje dhe perkushtim ndaj doktrines dhe ideve liberale. Ketu kemi mberritur ne nje baze premtuese per ta cuar me tej analizen tone prej nga qemtojme se forma te ndryshme te njohjes dhe praktikave rikonfigurohen nen nje kontekst post-komunist. Nje numri thelbesisht te larte njerezish u eshte dashur te ndryshojne jo vetem punet e tyre por radikalisht te riformatojne identitetet dhe karrierat e tyre. Tronditja e pergjithshme e ketij ndryshimi pas renies se komunizmit eshte e
miredokumentuar por qellim do te mbetet analiza e mire-situr ndoshta e bazuar ne histori individuale jetesore te strategjive te vete-rimodelimit. Rastet me interesante mbeten ato kur vendet e punes dhe pershkrimi i tyre mbetet i njejti porse permbajtja e tyre eshte krejtesisht e transformuar. Politikanet kane pasur dhe do te mund te kene mundesite me te mira per tia rinisur. Le te kujtojme ketu qershorin e vitit 1991 kur ish-Partia e Punes u transformua ne Partine Socialiste ku ne edhe sodita lehtesisht mund te gjejme figura te se shkuares komuniste te mire-kostumuara ne kete parti te re te se majtes shqiptare. Po aq lehtesisht ne krye te Partise Demokratike partise se pare opozitare krijuar ne dhjetor 1990 menjehere pas 2 muajsh ne shkurtin e vitit 1991 erdhi i mire-kostumuar nje ish-komunist i cili edhe ne ditet e sotme mbetet lideri i padiskutueshem i kesaj partie dhe figura me ndikuese e ketyre 20 viteve tranzicion. Interesante eshte se qe ne zgjedhjet e para te 31 marsit 1991 drejtuesit politike shqiptare ndergjegjesisht imituan habitusin e kolegeve te tyre perendimore te cilet i kishin pare deri atehere vetem ne TV. Ky u shnderrua ne fakt ne nje karakteristike strukturore te politikes post-komuniste ne pergjithesi por me fortesisht dukshem ne Shqiperi. 20 vitet e postkomunizmit shqiptar jane karakterizuar fortesisht nga zhdervjelltesimi i lojes politike per perdorim te instrumenteve demokratike nga udheheqesit e majte dhe te djathte simetrikisht qe krendeshen me etje te llahtarshme per pushtet dhe vetem per pushtet pa e pasur fare ne kujdes apo ne axhende demokratizimin e Shqiperise. Por problemi me etjen per pushtet qendron ne faktin se ai kerkon me shume poze dhe shtirje. Kesisoj shume taktika te pushtetit shesin me mire nga sa punojne. Dhe shume nga njerezit me te fuqishem ne vendin tone jane paradoksalisht te ndergjegjshem jo per pushtetin qe kane por per ate qe nuk kane dot. Problemi tjeter me etjen per pushtet qendron ne faktin se lideri si lojtar pushteti mbeshtetet ne taktika premtuese dhe strategji fituese e kesisoj nuk sheh asnje nevoje dhe nuk ka as kohe per lidership sherbetor per pergjegjshmeri dhe llogaridhenie ndaj qytetarit shtet te se drejtes zgjedhje te lira dhe te ndershme perendimizim dhe europianizim te standarteve funksionuese te institucioneve dhe rregullave normave e ligjeve te miratuara dhe zbatuara demokratizim dhe liri sipermarrjeje politike civile ekonomike dhe individuale per dinjitetin e shtetit dhe qytetarit. Lideri lojtar pushteti sigurisht qe nuk ka kohe e as nevoje per virtytin dhe karakterin si kualitete ndertuese qe prodhojne te mire dhe vlere publike. Qe nga viti 1990 vit pas viti stili dhe imazhi jane bere monedha funksionuese e politikaneve tane postkomuniste dhe moderne pra udheheqesit e ketyre 20 viteve dhe te diteve te sotme. Nese parate jane qumeshti i nenes per politiken postkomuniste e moderne te koheve qe po jetojme stili eshte gjaku qe i jep jete. Timothy Garton Ash thote Te jemi te sigurt se puna e politikes demokratike ndryshon nga ajo e politikes komuniste. Ka pasur njerez diku poshte ne hierarkine komuniste te cilet ishin shume te afte per tu adaptuar me shpejtesi te rrufeshme me teknikat e ndryshme per te siguruar dhe ushtruar pushtet ne nje demokraci moderne televizive. Nuk mund ti mesohen nje qeni te vjeter hile te reja por qente e rinj i mesojne sa te hapesh e te mbyllesh syte. Tek e fundit keta u bene anetare te Partise Komuniste ne vitet 1970 - 1980 jo sepse besonin tek komunizmi por sepse ishin te interesuar qe te benin karriere. Pas ndryshimit te regjimit keta u bene shume te zote ne real-politiken e pushtetit perkunder anti-politikes se moralit.