Borxh për Bechtel
Kosova
Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala, deklaron se vendi i tij do kërkojë kredi ndërkombëtare për autostradën Vermicë-Merdare (pjesë vijuese e Durrës-Kukës). Sipas ministrit Shala, Kosova do të kërkojë të sigurojë përmes kredisë gjysmën e 800 milionë eurove sa besohet se do kushtojë ndërtimi i kësaj autostrade. Gjysma tjetër do të sigurohet nga buxheti i shtetit të Kosovës. Më pas, autostrada prej 103 kilometrash sipas të gjitha gjasave do jetë me pagesë për automjetet që kalojnë mbi të. Kjo rrugë e re e lidh Kosovën me Shqipërinë duke i ofruar mundësi shumë më të mirë Kosovës për dalje në portin kryesor të Adriatikut, pikërisht atë të Durrësit. Edhe këtë pjesë të autostradës e ka marrë përsipër ta ndërtojë kompania amerikane “Bechtel”.
#