E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi të butë për 16 biznese

Projekti

Krijimi i fondit të garantimit të kredive në një vlerë prej 2,5 milionë euro, në kuadër të programit italian për mbështetjen e SME-ve tashmë ka filluar disbursimin e kredisë prej 25 milionë euro dhe është përgatitur skema e fondit të garantimit, e cila pritet të fillojë zbatimin gjatë muajve të parë të vitit 2010. Burime nga Ministria e Ekonomisë konfirmojnë se deri në fund të muajit dhjetor 2009, janë dhënë kredi për 16 kompani me një vlerë prej 3.9 milionë euro. Përveç këtij projekti, qeveria i mbështet bizneset përmes fondeve të Albinvest. Nga ky institucion janë përgatitur 17 propozime përkatëse për miratim në Komitetin e Vlerësimit të Garancisë për Eksport, ku janë miratuar 2 prej tyre, me një vlerë respektive prej 9 milionë lekësh. Referuar  ecurisë së ngadaltë të përdorimit të fondeve, METE rezulton se duhen bërë disa ndryshime në bazën ligjore dhe në kriteret e përdorimit të tij. Në total, fondi për mbështetjen e bizneseve eksportuese është rreth 10 milionë dollarë, por deri nuk ka pasur transparencë sesi është proceduar.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›