Xhaçka: PS nuk do ti ndalë protestat popullore
Opozita
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, deklaroi dje se opozita nuk ndalet me protesta deri në largimin e qeverisë, nëse nga pala tjetër vijon të shmanget dialogu. Deputetja Olta Xhaçka tha se Këshilli i Europës ka folur për një krizë në Shqipëri. “është për të ardhur keq që sot na përfaqësojnë në pushtet njerëz që po tallen përditë me këtë popull. Sot doli z. Rusmali, për të na treguar se Këshilli i Europës s’paska folur për krizë kur ka shkruar në rezolutë se Shqipëria është në krizë. I bëjmë apel Sali Berishës të mos nxjerrë më gjuhën përmes burrash pa gojë e fytyrë për t’u tallur me shqiptarët, po të ulet pa humbur kohë në tryezën e Presidentit për të dialoguar e hapur kutitë, ku janë dhe rrënjët e krizës që po mbyt shqiptarët. Në të kundërt, vetëm protesta do të kemi deri në largimin e kësaj qeverie që ka grabitur zgjedhjet për të grabitur gjithë Shqipërinë”, u shpreh Xhaçka.
#