Një mijë aplikime
QKL
Deri në mesin e muajit dhjetor 2009, nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL janë trajtuar 1004 aplikime. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se nga totali, janë aprovuar dhe janë aktive 457 licenca dhe leje të reja, janë revokuar 8 licenca dhe janë në shqyrtim nga institucionet e linjës 169 licenca. QKL-ja ofron shërbime të shpejta dhe transparente për bizneset e interesuara për marrjen e një licence, apo leje me rreth 8 sportele shërbimi në Tiranë. Më datë 14 dhjetor 2009, sipas memorandumit të bashkëpunimit QKR me QKL, janë hapur edhe 3 sportele të QKL-së në Shkodër, Korçë dhe Vlorë. Informacioni mbi procedurat gjenden në faqen e internetit të QKL-së, përmes së cilës aplikantët mund të kontrollojnë në çdo kohë statusin e aplikimeve të tyre dhe të shohin listën e të gjitha lejeve dhe licencave të miratuara.
#