E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e energjisë në faturat mujore

Faturat e energjisë elektrike nga maji do të kenë një zë të veçantë ku do të shënohet borxhi i abonentit. Nga ana tjetër drejtori i shitjeve pranë CEZ Ales Konrad ka deklaruar se çdo konsumator që është mbifaturuar do të kompensohet me faturat e muajit prill ku do ti ulet vlera e pagesës.

Doja tju njoftoja se OSSH do të përmbushë detyrën e saj në rimbursimin e konsumatorëve të mbifaturuar. Shuma e mbifaturuar do të hiqet prej faturës së muajit prill dhe konsumatorët do të shohin një vlerë më të ulët se ajo energji që kanë harxhuar. Kjo do të thotë që Kompensimi nuk do të realizohet me para në dorë por me anë të pagesës së këtij muaji. OSSH-ja po punon në mënyrë që të mos ketë më mbifaturime dhe do të ndëshkohen të gjithë ata punonjës të cilët do të mbifaturojnë dhe nuk do të tregojnë sasinë reale të energjisë së harxhuar, thekosi Konrad. Pronarët e kompanisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri, deklaruan dje se i kanë dhënë fund faturimeve afrofe të energjisë elektrike. Drejtuesit e CEZ, kanë premtuar se mbifaturimet e muajit janar 2010 do të kompensohen ne faturat e muajit prill 2010. Sipas pronarëve të kompanisë, që nga ky muaj do të fillojë një sistem i ri faturimi për energjinë elektrike.

Last Updated on E Merkure, 05 Maj 2010 21:13

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›