E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhmije Pagarusha nderohet me titullin Artiste e Merituar

Presidenti Fatmir Sejdiu priti në një takim legjendën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, të cilën e dekoroi me çmimin Artiste e Merituar për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve, tha Sejdiu me këtë rast. Dekorim i Nexhimje Pagarushës vjen në 77-vjetorin e lindjes së saj.

Last Updated on E Merkure, 05 Maj 2010 20:10

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›