Borxhet evropiane rreziku kryesor për ekonominë botërore

Përhapja e problemit të borxheve evropiane në dy vitet e ardhshëm, do ta rrezikojë sistemin monetar dhe atë të ekonomisë botërore.
Alarmin e jep ekonomisti kinez Ma Jun, i cili mendon se problemi i borxheve evropiane është rreziku më i madh për ekonominë globale.
Sipas Ma, recesioni ekonomik në Evropë dhe SHBA do të ushtrojë ndikime ndaj Kinës në tre mënyra, si në tregti, në çmimin e lëndëve të para dhe në besimin e investitorëve.