Borxhet ne buxhet, 58 milione euro
Borxhet qe bizneset kane ndaj qeverise, shkeljet ne tendera dhe pamundesia e administrates fiskale qe nuk ka mundur te vjele detyrimet tatimore kane qene disa nga problematikat qe jane shfaqur ne zbatimin e buxhetit te vitit 2007. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Robert Ceku gjate raportimit qe ka bere ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise ne lidhje me buxhetin faktik 2007 ka evidentuar se, detyrimi qe biznesi ka ndaj tatimeve dhe doganave ne fund te vitit 2007 mbetet ne shifren e 58 miliarde lekeve ose 500 milione eurove. Duke iu referuar raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit 79 % e borxhi vjen nga tatimet. Gjithashtu prej shkeljeve administrative te administrates qendrore i eshte krijuar nje dem financiar i drejtperdrejte ne te ardhurat e buxhetit ne rreth 8 milione euro. Ndersa, KLSH veren se, ne 63 % te tendereve qe jane zhvilluar ne vitin 2007 jane konstatuar shkelje. Borxhet ne vite qe bizneset i kane tatimeve dhe doganave tashme ne vleren e 58 miliarde lekeve vijojne qe nga viti 1990. Gjate gjithe ketyre viteve, keto borxhe kane ekzistuar dhe vazhdojne qe te ekzistojne vetem ne leter, ndersa shpresat per nje mbledhje te mundshme te tyre jane zero. Pjesa me e madhe e ketyre detyrimeve pa shprese arketimi jane gjoba dhe kamatevonesa. Me nismen e Ministrise se Financave, para pak kohesh parlamenti miratoi nje amnisti fiskale vetem ne shumen e 15 milione eurove. Gjithashtu zbatimi i buxheteve vazhdon te demtohet nga papergjegjshmerite e administrates, e cila i krijon humbje buxhetit gjate organizimit te tendereve dhe procesit te mbledhjes se taksave. Buxheti faktik eshte ajo qe qeveria ka munduar te realizoje nga ato qe ka programuar ne ligjin e buxhetit. Ashtu si miratimi i buxheteve vjetore, parlamenti miraton buxhetin faktik per cdo vit financiar, por te pakten 6 muaj pasi te jene mbyllur llogarite.
B.Hoxha
B.Hoxha