E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhet, plagoset me armë zjarri në Tiranë ish-efektivi i SHISH-it

Tiranë- Një person është plagosur me armë mbrëmë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Stavri Themeli”, dhe i plagosuri është një ish-punonjës i SHISH- it.

Mësohet se shtetasi Gent Roshi ka qëlluar me armë 38-vjeçarin Eduart Doku, pasi ky i fundit i kishte autorit një borxh të pa shklyer.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›