Tiranë, plagoset me armë zjarri ish-oficeri i SHISH-it
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Stavri Themeli" ku shtetasi Gent Roshi ka qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarin Eduart Doku, ish-punonjës i SHISH-it.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë plagosja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi që 38-vjeçari Doku i kishte autorit të plagosjes ndërkohë që hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.