Borxhi 120 mije USD, ekzekuton mikun
Borxhi prej 120 mije dollaresh i ka kushtuar jeten nje 32-vjecari nga Tirana qe kishte shkuar ne shtepine e mikut te tij ne Kavaje per te zgjidhur mosmarreveshjet. Julian Kociu eshte qelluar per vdekje me dy plumba pistolete ne trup dhe koke, rreth ores 11:20 te dites se djeshme ne lagjen numer 3, pak pasi kishte dale nga makina e tij luksoze, nje "Audi A8". Autori i dyshuar i krimit, sipas policise, eshte identifikuar shoku i ngushte i viktimes, 28-vjecari Ervis Ferizaj, i cili eshte kapur vetem 30 minuta pas ngjarjes nga policia e Komisariatit te Kavajes. Zyrtarisht, motivi i krimit eshte cilesuar mosshlyerja e borxhit prej nje viti nga viktima, ndersa ne cilesine e proves u sekuestruan dy gezhoja, arma pistolete dhe nje makine. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari Ferizaj ka deklaruar se borxhi i pakthyer ka qene motivi i ngjarjes se rende.
Julian Kociu, dje ishte nisur nga qyteti i Lushnjes, me destinacion Kavajen, pasi me pare kishte folur ne telefon me mikun e tij, Ervis Ferizaj, te cilit i kishte marre nje borxh prej 10 milione lekesh kur ishin emigrante. Por bisedimet ne shtepine e 28-vjecarit kane degjeneruar ne nje sherr e kercenime, qe jane zgjidhur me gryken e armeve, rreth mesdites. Ne momentin qe 32-vjecari Kociu po behej gati te niste makinen, dy predha plumbi i kane shkaktuar vdekjen, pasi depertuan xhamat ne krahun e shoferit. Policia e Kavajes eshte njoftuar nga kalimtaret, ndersa ne vendngjarje konstatoi xhamat e thyer te mjetit "Audi", me targa TR4452L dhe dy gezhoja pistolete, te tipit "TT". Menjehere jane ngritur postblloqe ne hyrje e dalje te qytetit dhe per disa minuta eshte bere kapja e te dyshuarit, 28-vjecarit Ervis Ferizaj, i proceduar me pare per "armembajtje pa leje".
Dy te rinjte, sipas hetimeve te policise se Tiranes, dyshohet se dhe me pare kane pasur perplasje mes tyre per ceshtjen e borxhit. Por duket se afati i fundit per kthimin e shumes, ka qene dita e djeshme, e cila eshte kthyer ne nje dite morti per familjen e 32-vjecarit nga Lushnja, qe kohet e fundit rrinte ne kryeqytet. Policia ka vene ne pranga 29-vjecarin Ferizaj, i cili rezultoi te ishte i proceduar me pare. Mjeket thane se plaget qe kishte marre Kociu ishin te renda dhe vdekja ka qene e menjehershme.
I dyshuari: "Nuk me kthehu borxhin"
Nje dite me pare, Julian Kociu kishte shkuar ne banesen e shokut te tij, qe me pas do te behej dhe autori i vrasjes. Nga hetimet e policise mesohet se mes tyre ka pasur nje debat te ashper. Motivi i sherrit duket se ka qene mosdhenia ne kohe e borxhit prej 10 milione lekesh te reja. Zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini, deklaroi dje se motivi i krimit ishte pikerisht moskthimi i borxhit prej nje viti nga viktima. Nga marrja ne pyetje e te dyshuarit Ferizaj, agjentet kane mesuar se dy protagonistet e ngjarjes kane qene shoke se bashku dhe se pikerisht 10 milione leket kishin prishur miqesine.
Viktima
Emri: Julian
Atesia: Namik
Mbiemri: Kociu,
Mosha: 32 vjec
Banimi: Lushnje
Autori i dyshuar
Emri: Ervis
Atesia: Enver
Mbiemri: Ferizaj
Mosha: 29 vjec
Banimi: Kavaje