E Diel, 1 Nëntor 2026

Cerruja, banesa e fundit e 22-vjecares

Rruga per ne kete fshat ndahet vetem pak metra pa hyre ne "sinoret" e Klosit. Edhe pse eshte ora 9 e paradites qyteti eshte i pushtuar nga zhurma marramendese e gjeneratoreve. Ketu, per afro 19 ore ne dite nuk ka energji elektrike, ndersa nje luks te tille sot e ka vetem fshati Cerruje. Por, vetem per pak kohe, deri ne oren 13:00 kur banoret e ketij fshati do te hedhin lopaten e fundit te dheut mbi arkivolin e njeres prej dy vajzave te Abdulla Havaljes. Nje fakt i tille na ndihmon per te qene te sigurt se nuk kemi ngaterruar rrugen per ne kete fshat. Shiu i dendur bie pa pushim dhe tej "perdes" se tij disa drita te ndezura automjetesh ecin ne te njejtin drejtim.
Makina mezi can ne nje rruge cope-cope, ndersa ndalemi ne qender te fshatit, aty ky bejne hije nje kompleks godinash te ndertuara gjate kohes se komunizmit. Ne kete fshat, i njohur nder te tjera per prodhimin e nje lloji rrushi te cilesise se larte, nxirrej minerali i kromit. Ne rrugen per te ky kompleks banimi, drejtohen dhjetera banore te mbetur te ketij fshati per te marre pjese ne kete percjellje. Sapo u afrohemi ketyre banesave, dikush, qe mezi nxjerr koken nga shiu i dendur, na drejton per te nje banese, e cila vetem per banim nuk mund te jete. Ajo dikur kishte qene hotel per punonjesit e minieres se Kromit, por prej me shume se 10 vitesh u sherben disa nga familjeve te ketij fshati, te cileve u jane shembur banesat e tyre nga rreshqitjet e dheut. Pikerisht ne njeren prej ketyre banesave jeton familja e Abdulla Havaljes, i cili ka rritur tre djem dhe dy vajza.
Ne hyrjen e pallatit 5-katesh qendrojne disa burra, te cilet te ngjisin per ne katin e trete te ketij hoteli. Muret jane te prishura teresisht, ndersa kjo godine eshte zgjedhur per te bere pritjen e atyre qe marrin rrugen e Cerrujes, per te qene ne krah te kesaj familjeje. Ndersa qytetaret priteshin ne ish-hotelin e punetoreve, kufoma e vajzes se ndjere dergjej ne nje dhome, pak metra me tutje. Edhe aty nje ndertese ish-shteterore, por e modifikuar disi per te jetuar. Nje korridor i gjate zyrash i mbushur plot me gra me te zeza dhe ne krahun e djathte nje dhome e mbushur nga lotet ngasherimi dhe britmat e dhimbjes. Ne qender te saj Dafina. Fytyra e zbardhur nuk kishte aspak nevoje per zbukurimet e rastit. Vetem nje i kuq i lehte qarkonte buzet e saj, te enjtura ndoshta nga te rrahurat, para se t'i merrnin jeten. Shiu binte pa pushim, ndersa me te vjetrit duhej te ishin te kujdesshem per te mos rene nga shkallet e drunjta. Ne oren 13:00, vajza u nis per ne varrezat e fshatit te saj te lindjes. Ky ka qene momenti i vetem kur eshte shfaqur ne qiell nje ylber, ndersa dielli doli per pak kohe mbi Cerruje. Ndoshta sa per te lejuar ceremonine per viktimen e radhes se krimit brenda familjes.
Mjerimi, fshati i harruar nga shteti
Teksa veren me kujdes foton e vajzes se vrare, kupton se Dafina Havalja ishte nje vajze "e plotesuar" me se miri nga natyra, por e detyruar te jetoje ne nje pjese Shqiperie te baltosur mes mizerjes dhe varferise se tejskajshme. Babai i saj dhe i kater femijeve te tjere, Abdulla Havalja, thote me deshperim se ka punuar per vite te tera ne miniere dhe se bashku me shume banore te tjere te ketij fshati ka "pluguar" nentoke per te nxjerre prej andej "floririn", por qe tash ne pension nuk merr me shume se 10 mije leke. Madje, edhe shtepia e tij ka vite qe eshte shembur dhe per kete ka "pushtuar" ish-zyrat e Ndermarrjes Gjeologjike. Te gjithe femijet e tjere i ka te pa pune dhe madje pa asnje mundesi punesimi. Miniera eshte vene ne pune nga nje privat, por me nje kapacitet te reduktuar prej 20 punonjesish. Vete Abdullai pohon gjithe deshperim se ka shkuar ne komunen e Klosit per ndihme, por kryetari i saj, e ka nxjerre me force jashte se ai nuk paska votuar per kryetarin dhe partine e tij.
Prinderit, si mundohen te largojne femijet
Djemte disa here kane marre rrugen per ne vendin fqinj, Greqine, por nuk kane mundur te cajne kufirin. Madje edhe Rolandi i martuar vetem tre muaj me pare, vellai i Dafines, ka pak dite qe e ka provuar rrugen e Greqise serish, por pa sukses. Ne gjendje te njejte jane edhe shume familje te tjera te ketij fshati, por edhe te zones perreth Klosit. Ne kete kuader, prinderit ne nje fare menyre jane te detyruar qe te "tresin" femijet kerkuesit me te pare, madje pa bere asnje lloj filtrimi. Ne keto kushte "dhenduret", duke shfrytezuar varferine dhe pamundesine e familjeve, nuk e kane per gje t'i kthejne keto krijesa si placke tregu, dhe aq me keq, ne sende pa vlere, te cilen mund te drejtojne plumbin apo thiken. Ndersa shteti dhe politika i ka braktisur totalisht keta banore, duke i lene ne fatin e tyre te trishtuar. Thuhej se per ngushellime do te vinte deputeti dhe asgje me shume...
Si perdhunoi kunaten dhe shkoi emigrant ne Greqi
Kater vjet me pare, i dyshuari per vrasjen e gruas se tij te re per motive xhelozie, eshte perfshire ne nje tjeter krim te rende monstruoz, qe duket se eshte kaluar lehtesisht nga organet e drejtesise. Me 19 maj te vitit 2003, Dan Hutra, atekohe 21 vjec, u denoncua nga nena dhe kunata e tij, se pas nje grindjeje i kishte lidhur ne banjen e shtepise, keqtrajtuar dhe me pas kishte ushtruar dhune seksuale mbi kunaten e tij. Ne komunikaten e saj zyrtare, policia citonte se me 20.05.2003, ora 07:10, u arrestua Dan Hurta, 21 vjec, lindur ne Kukes e banues ne Vaqar, sepse ka lidhur me litar nenen e kunaten, ka marre forcerisht kunaten tjeter 23 vjece dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune". Sipas hetimeve te kryera nga Komisariati nr. 2 ne ate kohe, ngjarja ka ndodhur ne fshatin Vaqar, ku banonte edhe familja Hutra, ndersa i riu u konsiderua edhe me probleme psikike, pasi kishte crregullime mendore. Autori ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nusen e vellait, ne sy te nenes se tij dhe kunates tjeter, te cilat me pare i kishte lidhur qe te dyja. Krimi monstruoz eshte publikuar ne te gjitha mediat, por me vone duket se i dyshuari ka perfituar, duke u liruar dhe me tej, emigruar ne Greqi. Sipas hetimeve, rezulton qe Hutra te jete martuar prej rreth nje viti, ndersa ishte emigrant dhe ka vuajtur vetem dy-tre vite per kete krim.
E diel, ora 20:00
Vritet Dafina Havalja, ne banesen e marre me qira ne hyrje te Laprakes, ne kryeqytet. Trupi i saj ka mbetur brenda apartamentit per ore te tera. Policia tha se autori i vrasjes eshte bashkeshorti i saj, Dan Hutra
E hene, ora 07:00
Nje telefonate ne familjen Havalja zbulon krimin. Dan Hutra njofton vjehrren se ka vrare vajzen e saj. Dyshimet bejne qe vellai i Dafines, Rolandi, t'i telefonoje kunatit, i cili i rikonfirmon krimin e kryer
E hene, ora 09:00
Policia dhe prinderit e Dafina Havales shqyejne deren e apartamentit prane Fushes se Aviacionit. Skena e tmerrshme eshte shfaqur perpara bashkeshorteve, qe kane pare trupin e vajzes te mbytur ne gjak
E hene ora 10:00
Policia ben te ditur se Dafina Havalja ka vdekur si pasoje e dy goditjeve me thike. Njera e ka shpuar ne zemer, ndersa tjetra i ka prekur rende melcine. Policia tha se Dan Hutra, bashkeshorti i vajzes, eshte i dyshuari kryesor
E hene ora 10:30
Policia shpall ne kerkim autorin e dyshuar te krimit, Dan Hutra, 25 vjec, bashkeshorti i viktimes. Ai dyshohet se ka kaluar kufirin me Greqine, ne zonen e Korces. Policia tha se krimi eshte kryer pas nje grindjeje ne familje
E marte, ora 13:00
Familjaret percjellin per ne banesen e fundit Dafina Havaljen, 22-vjecaren e vrare ne kryeqytet. Morti eshte celur rreth ores 17:00 te nje dite me pare. Qindra banore te fshatit dhe te zones perreth i dhane vajzes lamtumiren e fundit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›