Borxhi 30 mije euro biznesmeni peng

Mensur Lita rrembeu Nazmi Pepen per parate e marra prej kohesh te cilat nuk po i ktheheshin
Policia liron pronarin e fabrikes se plasmasit pas negociatave
TIRANE- Borxhi 30 mije euro biznesmeni i plasmasit rrembehet nga tregtari i pjeseve te kembimit te automjeteve. Policia liron pengun pas negociimit te krereve te policise me pengmarresin i cili u arrestua me pas nga policia per akuzen e rrembimit dhe mbajtjes peng te personit vetegjyqesise vepra te kryera ne bashkepunim. Ngjarja ndodhi dje pasdite ne rrugen Vangjel Noti kur biznemeni i rrembyer Nazmi Pepa 35 vjec nga Dibra ndodhej prane shkolles Aleks Buda. Ai eshte rrembyer dhe eshte futur ne nje
automjet te markes Mercedez- Benz ne ngjyre te zeze dhe me targa te Durresit. Me pas vetura me dy persona brenda eshte nisur ne drejtim te autostrades Tirane-Durres. Menjehere per ngjarjen eshte vene ne dijeni policia e cila eshte nisur ne drejtim te vendit ku eshte dhene lajmerimi per rrembimin. Nderkaq ne segmentin e autostrades Tirane- Durre policia ka ngritur disa postoblloqe dhe po ashtu ne segmentin e rruges dytesore me qellim kapjen e mjetit me targa te Durresit me te cilin mendohej se leviznin dy
personat.
Nga hetimet paraprake te kryera nga policia si dhe nga veprimet e kryera ne
vendin e ngjarjes blute e komisariatit nr.3 identifikuan si te dyshuar te rrembimit
Mensur Liten 34 vjec me banim ne fshatin Domje. Ky i fundit njihet si pronar i nje pike te shitjes se pjeseve te kembimit te automjeteve te perdorura ne segmentin dytesor te rruges Tirane-Durres. Per kunder postblloqeve te ngritur nga policia ne segmentet e
autostrades dhe rruges dytesore vetura me te e drejtuar nga Mensur Lita eshte
kthyer ne fshatin Domje dhe ka ndaluar prane servisit te tij te automjeteve. Me te
ne veture vazhdonte te qendronte i kercenuar biznemeni Nazmi Pepa i cili pretendoi pas lirimit se ishte dhunuar e keqtrajtur nga rrembyesi i tij. Gjate kesaj kohe pronari i i pikes se shitjes se pjesevve te kembimit te veturave sipas burimeve te policise ka ushtruar presion mbi pengun duke e kercenuar per borxhin e pakthyer. Madje burime te policise thane per Shekullin se i demtuari iu ka pohuar hetuesve se jo vetem kishte pasur presione dhe kercenime verbale por edhe dhune fizike. Policia mesohet se kishte mberritur ne servisin e rrembyesit ndersa nje prej drejtuesve te policise se Tiranes nisi te
negocionte me rrembyesin i ndihmuar edhe nga njerez te afert te ketij te fundit. Pas me teper se nje ore rrembim dhe pengmarrjeje policia mundi te binde autorin e rrembimit te linte te lire pengun. Menjehere pas lirimit te pengut policia ndaloi rrembyesin ne
flagrance. Menjehere atij iu komunikua masa e arrestit ne flagrance. Policia nuk
dha emra te tjere te dyshuar si te perfshire ne rrembim apo pengmarrje por burimet thane se ka edhe persona te tjere nen hetim.
Pengu akuzohet per mashtrime
Pas lirimit te te rrembyerit dhe marrjes ne pyejte te 34 vjecarit nga Domja i dyshuar si rrembyes i tij policia nisi verifikimet edhe per biznesmenin Pepa. Ndaj tij policia nisi procedimin penal per akuzen e mashtrimit ne shuma te medha pasi nga verifikimet e kryera rezultonte se ai kishte mashtruar edhe persona te tjere ne shuma gjithashtu te medha. Vete i arrestuari denoncoi Pepen per mashtrim pasi i kishte premtuar se parate do t i ktheheshin shume kohe me pare. Lita pretendoi para policise se Pepa e kishte
mashtruar me shumen e 30 mije eurove te cilat sipas pretedimit te tij nuk kishte ende ndermend tia dorezonte. Pas ngritjes se pretendimeve te te arrestuarit Lita oficeret e policise se kryeqytetit moren ne pyetje per kete qellim te rrembyerin e sapo liruar Nazmi Pepa. Ai pranoi se kishte marre parate borxh por se nuk kishte pasur mundesi tia kthente por se sa po ti krijohej mundesia do ia jepte ato. Nderkaq pas verifikimeve te kryera policia zbuloi se vec 34 vjecarit nga Domja i rrembyeri kishte mashtruar edhe
persona te tjere. Per kete shkak ne ngarkim te biznesmenit policia nisi procedimin penal ne gjendje te lire me akuzen e mashtrimit.
Borxhi 30 mije euro
Pepes nuk i eci biznesi
Gjate marrjes ne pyetje te personave policia mesoi se disa kohe me pare Nazmi Pepa 35 vjec kishte borxh nga Mensur Lita nje shume prej rreth 30 mije eurosh. Nje fakt te tille mesohet se e ka pranuar edhe i demtuari Pepa gjate marrjes se tij ne pyetje nga hetuesit
dhe oficeret e drejtorise se Policise se Tiranes. Premtimi ishte se parate do ti ktheheshin ne nje kohe te shpejte Pepes. Ky i fundit prej disa kohesh ishte angazhuar ne nje biznes te prodhimit te plasmasit ndersa mesohet se biznesi nuk ka ecur mire duke cuar drejt
falimentimit. Vete i dyshuari si autor i rrembimit i pohoi policise se i kishte paguar shumen e parave Pepes para shume kohesh. Nga ana tjeter i kishte premtuar qe shume shpejt do ti kthente parate e marra borxh. Edhe pse kishin kaluar kohe nga premtimi serish i demtuari i kishte premtuar se do ti kthente parate dhe ende nuk dukej. Shmangiet
e here pas hershme te Pepes nervozuan Liten i cili ka mundur te kontaktoje me
biznesmenin dhe ata kane lene takim ne afersi te rruges Gjergj Legisi ne Laprake
ku edhe jane takuar. Pas premtimit se parate do ti ktheheshin shume shpejt mes paleve nisi nje debat i ashper dhe Lita futi ne veture me dhune binezmenin 35- vjecar ndersa
vetura u nis ne drejtim te daljes se Laprakes per ne rrugen e Durresit. Pas nderhyrjes se policise pengu u la i lire.