Sokolaj Paditesja gruaja ime. Se shfrytezova

Ne 2007 prokuroria i bllokoi 8.5 mln por me pas gjykata ia liroi
TIRAN- Hysni Sokolaj i akuzuar nga Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet per trafikim dhe shfrytezim per prostitucion ne rrethana renduese te nje vajze fierake per te cilin prokuroria kerkoi denimin me 20 vite burg ka thene ne gjykate se nuk ka mashtruar apo trafikuar per prostitucion. Pretendime Sokolaj i ngriti gjate shqyrtimit gjyqesor se bashku me avokatin mbrojtes duke kundershtuar se e ka shfrytezuar per prostitucion E.V kur ajo ishte 19 vjece. Kete qendrim me cilesine e deshmitareve te akuzes dhe mbrojtjes mbajten edhe te afermit e te pandehurit Sokolaj qe jetojne ne Angli dhe qe njohen te demtuaren kur qendroi me te pandehurin ne Londer. Ne asnje moment
nuk e kam mashtruar E.V.
Ate e kam dashur dhe bashke vendosem te iknim ne Angli
dhe asnjehere nuk e kam shfrytezuar per prostitucion. Ate doja ta merrja per grua
dhe kemi bashkejetuar ne Angli dhe e kisha punesuar ne lavazhet e vellezerve qe jetojne
atje. Pretendime te tilla i pandehuri Sokolaj i tha ne gjykate duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjate pyetjes se te pandehurit Sokolaj nga anetaret e trupit gjykues e prokurori i ceshtjes 38 vjecari ka kembengulur se akuzuesja e tij ka terhequr kallezimin ne polici ndaj te pandehurit te cilin e kishte bere sipas tij e shtyre nga xhelozia. Pervec deshmive te te afermve te Sokolajt para togave te zeza eshte pare edhe nje DVD-i me filmime nga nje dasme familjare e te pandehurit Sokolaj ne Angli. Ne te E.V. ishte ne shoqerine e te pandehurit me cilesine e bashkeshortes. Por te gjithe keto pretendime te Sokolajt dhe avokatit mbrojtes u kundershtuan nga prokurori qe i cilesoi si pjese te strategjise mbrojtjese per te hedhur poshte trafikimin e shfrytezimin per prostitucion ne pese viteve te te demtuares.
Pasuria
Ndaj te pandehurit Hysni Sokolaj Prokuroria per Krime te Renda ne vitin 2007 ka kryer edhe hetimin pasuror mbi bazen e ligjit tashme te vjeter te Antimafias kur i jane sekuestruar rreth 8.5 milione leke te reja ne nje depozite bankare ne emer te babait te
te pandehurit si dhe nje veture Mercedes Benz e prodhimit 1994. Edhe pse i jane
sekuestruar nga prokuroria keto pasuri u liruan nga Gjykata e Shkalles se Pare per
Krime te Renda dhe ajo e Apelit. Sipas vendimeve prokuroria nuk kishte vertetuar se
te ardhurat ishin fituar nga shfrytezimi E.V-se per pese vite ne Angli.
Pas ketyre vendimeve kjo pasuri iu rikthye te akuzuarit. Prokurori i ceshtjes ne leximin e konkluzioneve perfundimtare pretendoi se ne Angli i pandehuri e ka shfrytezuar per prostitucion te demtuaren E.V. duke perfituar prej saj cdo dite pune nga ora 1100 e drekes e deri ne oren 2400 rreth 400 deri 500 paund. Ajo detyrohej te kryente
marredhenie seksuale me 20 persona ne dite ne qytetin Leuisham 200
km nga Londra ne adresat 459 Highstreet North Manor Park ne adresen 2 Rixen
Road Park si dhe ne vendin e quajtur Cristal Palace ku edhe u arrestua e demtuara qe me pas u deportua ne Shqiperi.