Shqiperia mungon ne votimin ne KiE

Delegacioni shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes nuk mundi te ishte i pranishem ne mbledhjen ku u miratua projektrezoluta e Dick Marty. Shkaku Kuvendi nuk dha para per te shkuar ne KiE
TIRAN - Miratimi ne unanim i projektrezolutes te Komisionit per eshtjet Ligjore dhe te Drejtat e Njeriut te propozuar nga europarlamentari Dick Marty eshte miratuar me
unanimitet nga nje komision ku nje prej anetareve eshte perfaqesuesi... i Shqiperise.
Por vota shqiptare mungoi Te kontaktuar nga gazeta Shekulli anetare te delegacionit shpjeguan se nuk kane marre pjese ne seance sepse nuk jane lajmeruar nga Kuvendi. Por jo vetem kaq. Ata shpjegojne edhe nje tjeter arsye e cila eshte edhe me e rende Nuk u aprovuan fonde per te shkuar perfaqesuesi shqiptar ne KiE. Keto para duhet te jepen nga Kuvendi. Ky i fundit pikerisht ne seancen ku vota e Shqiperise nuk duhej te mungonte ka shfaqur si justifikim mungesen e fondeve.
Dhe te mendosh qe behet fjale per Kuvendin institucioni me administraten me te fryre dhe me nepotike ne vend. I pyetur mbi mospjesemarrjen ne punimet e Asamblese Parlamentare deputeti i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi i cili ben pjese ne Komisionin e eshtjeve Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut te Asamblese Parlamentare te
Keshillit te Europes mohon te kete pasur dijeni mbi zhvillimin e kesaj ceshtje.
E para nuk kam pasur nje njoftim mbi pjesemarrjen ne Asamblene Parlamentare
te Keshillit te Europes pasi po te ishte nje e tille sigurisht do te kishim shkuar.
Por ne ndjekim vetem kater seanca plenare te Asamblese Parlamentare te Keshillit te
Europes. Mbledhja e ardhshme ku delegacioni shqiptar do te jete i pranishem do te
zhvillohet me date 24 janar 2011. Kryetari i PDU-se le te kuptohet se Kuvendi ka
dhene nje fond vetem per kater seanca ne vit. Ne te tjerat Shqiperia eshte e paperfaqesuar.
Anetari tjeter i ketij delegacioni deputeti i Partise Socialiste Arben Ahmetaj fajeson ne menyre te drejtperdrejte Kuvendin e Shqiperise per pamundesine e mosndjekjes se aktiviteteve qe zhvillohen ne Keshillin Europes dhe ku prania e delegacionit shqiptar eshte e domosdoshme.
Nuk ka financime. Ka pasur perfaqesues nga te gjitha vendet ne takimin e zhvilluar ndersa Kuvendi i Shqiperise nuk e financon delegacionin shqiptar qe te jete i pranishem ne kete takim - shprehet per gazeten Shekulli deputeti Ahmetaj.
Ndersa deputete te mazhorances bejne te ditur se nga vete kryetari i delegacionit
shqiptar ne Asamblene Parlamentare te KiE-se Ilir Rusmali nuk kane pasur informacion mbi zhvillimin e kesaj seance. Mungesa ka te beje me fondet por nen driten e zbulimeve qe fajesojne nje minister te kabinetit ne akuzen e rende te organeve kjo mungese mund te kete qene edhe e qellimshme per te shmangur nje debat te mundshem ku mund te dilnin hollesi vertet shume te sikletshme per qeverine e Republikes se Shqiperise.
Ministri i Jashtem shqiptar takon ambasadoren zvicerane Zvicra Qendrimi i Karla Del Pontes pikepamje personale
TIRAN - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto pati dje ne nje takim Ambasadoren e Zvicres Ivana Enzler lidhur me deklarimin e Karla Del Ponte aktualisht Ambasadore e Zvicres ne Argjentine mbi raportin e Dick Marty per trafikimin e organeve ne Kosove. Kreu i diplomacise shqiptare i tha ambasadores zvicerane se deklaratat e zonjes Del Ponte jane te papranueshme dhe shtremberojne realitetin ne te cilin jane zhvilluar hetimet ne vitin 2003 per akuzat per trafikim te organeve njerezore te cilat nuk u vertetuan asnjehere. Ne pergjigje ambasadorja zvicerane siguroi ministrit Haxhinasto se pikepamjet e shprehura nga znj. Del Ponte ne intervisten per Euronews jane pikepamjet e saj dhe nuk shprehin ndonje qendrim apo pikepamje te qeverise se Zvicres.
PROJEKT-REZOLUTA
Miratimi i raportit dhe akuzat ndaj Shqiperise
PARIS - Komiteti Parlamentar i Asamblese se Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut
miratoi diten e enjte ne Paris projektin e raportit te raportuesit Dik Marti ne te cilin
akuzohet kryeministri Hashim Thaci se eshte shef i grupeve mafioze per kontrabande
armesh droge dhe organesh njerezore ne gjithe Europen Lindore. Ne raportin europarlamentarit zviceran behet thirrje per hetime nderkombetare dhe ne nivel kombetar lidhur me akuzat per trafik organesh njerezore dhe krime te tjera nga grupet e organizuara kriminale dhe qarqet politike ne Kosove. Ne kete projektrezolute
qe u miratua unanimisht bazuar ne raportin e Marti KiE deklaroi se ka te dhena te
shumta qe perputhen te cilat konfirmojne se serbe dhe shqiptare te Kosoves jane mbajtur te burgosur ne vende sekrete nen kontrollin e Ushtrise lirimtare te Kosoves ne Veri te Shqiperise dhe kane qene subjekt i trajtimeve cnjerezore perpara se te zhdukeshin. Te dhena te shumta konfirmojne se gjate periudhes pas konfliktit te armatosur ka pasur heqje te organeve te disa te burgosurve ne nje klinike ne Shqiperi prane Fushe-Krujes te cilat jane derguar jashte shtetit per transplant thuhet ne draftin e miratuar.
T DHNAT
fare eshte Asambleja Parlamentare e KiE-se
Asambleja Parlamentare eshte nje nga dy organet kryesore statutore te Keshillit te
Europes dhe perfaqeson tendencat kryesore politike ne shtetet e tij anetare. Asambleja
konsiderohet si forca dinamike ne shtrirjen e bashkepunimit europian per te gjitha shtetet demokratike ne mbare Europen. Asambleja ka lirine per te zgjedhur planin e vet te punes ajo merret me ceshtje te rendesise aktuale ose potenciale duke perfshire problemet sociale dhe aspektet e politikes nderkombetare. Reflektimet e Asamblese japin udhezues te rendesishem per aktivitetet e Komitetit te Ministrave dhe sektoret nderqeveritar te Keshillit te Europes dhe gjithashtu influencojne qeverite kur anetaret ia komunikojne ato parlamenteve te tyre kombetare. Te 315 anetaret e Asamblese Parlamentare dhe zevendesit e tyre zgjidhen ose emerohen nga parlamentet kombetare qe vijne nga vete anetaret e tyre. do vend ka midis 2 deri 18 perfaqesues ne varesi te madhesise se popullates. Delegacionet kombetare te Asamblese perbehen ne menyre te tille qe te sigurojne nje perfaqesim te drejte te partive politike ose grupeve ne parlamentet e tyre.