Borxhi 600 euro, kercenon pronarin e servisit
Nje 30-vjecar eshte arrestuar dje nga policia e Fierit, pasi kercenoi me jete pronarin e nje servisi, pse nuk i kishte kthyer ende borxhin prej 600 eurosh per shitjen e makines. Madje, jo vetem kaq, i ka shkuar prane dyqanit, duke gjuajtur me arme automatike tip “Kallashnikov” ne ajer, pas debatit. Burime zyrtare te policise thane se Lulezim Zeqo, banor i fshatit Zhupan, komuna Qender, eshte vene ne pranga rreth ores 22:00 te mbremjes se premte, pasi kishte shkuar ne servisin e B. Hoxhes, duke qelluar me arme zjarri. Mesohet se 30-vjecari pak muaj me pare i kishte shitur Hoxhes nje automjet. Ky i fundit, pasi kishte shlyer nje pjese te parave, mbeti borxh ne shumen e 600 eurove. Duke mos duruar me vonesen, Zeqo dyshohet se ka marre armen automatike dhe i ka shkuar pronarit te servisit ne fshatin Drize, ku ndodhej dyqani dhe ka qelluar me arme per ta kercenuar. Pas denoncimit ne komisariat, uniformat blu bene arrestimin e te dyshuarit dhe sekuestruan armen me kater gezhoja.
Xh.B