E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje para stadiumit, at e bir therin 29 vjecarin

Elbasan - Perleshje me thika para stadiumit te qytetit te Elbasanit. Babe e bir sulmojne nje 29-vjecar, duke e lene te plagosur rende. Ngjarja eshte regjistruar rreth mesnates se premte, ne sheshin para stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Foti Llalla, 55 vjec, ne bashkepunim me djalin e tij Elton Llalla, 29 vjec, banues ne lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se kane plagosur me thike te riun Perparim A., me banim ne Librazhd. Grindja mes paleve mesohet se ka ndodhur per motive te dobeta. Sipas deshmitareve okulare, mes autoreve dhe viktimes ka pasur fillimisht grindje banale me fjale. Por, me pas at e bir kane sulmuar 29-vjecarin nga Librazhdi dhe, pasi e kane qelluar me grushte e shkelma, e kane goditur edhe me thike. Ne vendngjarje ka mberritur policia, e cila i ka dhene ndihmen e pare viktimes, duke e shoqeruar per ne spital. I riu ka pesuar plage te thelle, por, sipas mjekeve, eshte jashte rrezikut per jeten. Me pas, policia ka identifikuar dhe ka shpallur ne kerkim autoret. Foti Llalla eshte ndaluar ne oren 01:00 te mengjesit te djeshem ne banese, ndersa djali, Elton Llalla, mesohet se eshte kapur ne mesdite. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e plagosjes se rende me dashje ne bashkepunim.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›