Borxhi Britania dhe Holanda hedhin ne gjyq Islanden

Qeveria britanike dhe ajo holandeze do të hedhin në gjyq Islandën në përpjekje për të rimbursuar 5 miliardë euro të humbura pas kolapsit të sistemit bankar të ishullit. Ky hap vjen pasi islandezët votuan në referendum kundër planit të rikompensimit të qytetarëve të huaj. Britania e Madhe e cilësoi rezultatin e votimit si zhgënjyes, ndërsa sipas ministrit holandez të financave, koha për negociata mbaroi.
Sipas ministrit islandez të financave, Shtajngrimur Sigfuson zgjidhja e debatit në rrugë gjyqësore do të merrte më tepër se një vit. Për sa kohë marrëveshja për kompensim mungon, Britania dhe Holanda do të bllokojnë hyrjen e Islandës në BE dhe këstet e një huaje prej 4,6 miliardë dollarësh të akorduar nga FMN.