E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 te vdekur 2 aksidente ne 5 ore

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Një grua ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur ndërsa automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje filloi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë paraprakisht mendohet se shkak i tij ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin automjetet.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës apo i të plagosurit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë kanë humbur jetën dy persona. Gent Çollaku 35 vjeç dhe
Rolan Muslymi 51 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Bulgarec.

Të dy viktimat kanë qenë duke shtyrë makinën me të cilën udhëtonin pas një defekti të saj, kur janë goditur nga mbrapa nga një mjet me targa të Tiranës i cili drejtohej nga 27-vjeçari Ligor Vojkollari.

Viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që nga hetimet e para rezulton se errësira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara, kanë bërë të pamundur që Vojkollari të shihte makinën që kishte pësuar defektin në rrugë.

Edhe ekspertiza e policisë është kryer në pasi ka filluar të zbardhë dita për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë edhe pse aksidenti ndodhi në orën 2 të mëngjesit.

Jul Kasapi
Jorgjeta Gjançi Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›