E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, dy të rinj në gjyq për pengmarrje

 

TIRANE – Dy të rinj dërgohen në gjyq me akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një bashkëmoshatari të tyre, i cili u kishte një detyrim financiar prej 20 mijë lekë të reja. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se kanë përfunduar hetimet për ngjarjen e ndodhur më 4 qershor 2009, kur shtetasit Endri Ago dhe Maksim Islami, kanë marrë peng një bashkëmoshatar të tyre. Sipas hetimeve të prokurorisë, më 4 qershor 2009 dy të akuzuarit kanë futur me forcë në makinën e tyre Orland Tanushin, i cili dyshohet se u kishte borxh një sasi parash. Pas kësaj, Endri Ago dhe Maksim Islami mësohet se kanë kanosur të rrëmbyerin në mënyrë që ai t’u kthente paratë. Ngjarja ka zgjatur disa orë, ndërsa sipas hetimit pengu dhe pengmarrësit ishin komshinj mes tyre. Gjithsesi dy autorët e ngjarjes e kanë mbajtur peng të riun, derisa ai u ka premtuar t’u kthente paratë. Pas kësaj, autorët e ngjarjes kanë lënë të lirë të rrëmbyerin, i cili ka denoncuar menjëherë në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›