Borxhi i Portugalisë shkakton shqetësime për Europën
Një nga agjencitë më të mëdha të vlerësimeve ekonomike ka hedhur dyshime mbi aftësinë e Portugalisë për të paguar borxhin e saj, duke ngjallur shqetësime të reja rreth qendrueshmërinë e ekonomive më të dobëta të Europës. Kompania "Fitch Ratings" ka ulur së fundmi shkallën e vlerësimit për Portugalinë dhe paralajmëroi se rritja e dobët ekonomike mund t'ia vështirësojë edhe më tepër punën qeverisë së këtij vendi shlyerjen e kredive në muajt e ardhshëm. Portugalia është një prej disa vendeve të eurozonës që kanë vështirësi në pagimin e borxheve të mëdha. Shqetësimet më të mëdha janë përqendruar tek Greqia, ku deficiti buxhetor në fillim të këtij viti, arrinte shifrën e 13 përqind të GDP-së. Komisioneri i Bashkimit Europian për Ekonominë, Olli Ren po u bën thirrje udhëheqësve të BE-së të ndihmojnë Greqinë me përqindje më të ulëta interesi për pagimin e borxhit, duke thënë se kjo është një çështje e ngutshme. Kriza financiare greke ka shkaktuar rënien e euros, e cila orët e fundit arriti një rekord të ri të ulët në krahasim me dollarin.