E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi i SHBA-se palet ende pa marreveshje

Më pak se një javë nga afati i fundit për ngritjen e tavanit të borxhit, ligjvënësit amerikanë nuk kanë gjetur ende një kompromis. Tashmë, përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes që do parandalonte falimentin e qeverisë federale përballë pagimit të borxheve të saj më 2 gusht, do të kalojnë përmes votimit.

Një draft kyç dhe i rishikuar i liderëve republikanë të Kongresit do të kalojë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Bëhet fjalë për një draft të kreut republican të kësaj dhome të Kongresit, Xhon Bejner, por që, sipas analistëve,  përballet me revoltën epjesës konservatore të partisë, kundërshtimin unanim të demokratëve të Senattit, dhe kërcënimin e  një vetoje nga SHtëpia e Bardhë. 

Republikanët kontrollojnë 240 nga 433 votat e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa janë të domosdoshme 217 vota. Bejner, siç njoftojnë mediat, u ka kërkuar kolegëve të mbështesin draftin e tij, i cili parashikon shkurtimin e 917 miliardë dollarëve nga deficit buxhetor iSHBA për dhjetë vitet në vazhdim, dhe rrit limitin e borxhit deri në 900 miliardë dollarë.

Por, presidenti Obama mbështet një plan tjetër, atë të kreut të demokratëve në Senat, Harry Reid, sipas të cilit shkurtohen 2.2 triliardë nga defiçit dhe tavani shkon në $2.7 triliardë. pork y plan, në formën e tij aktuale është e pamundur të kalojë Dhomëne përfaqësuesve që kontrollohet nga republikanët. Gjithsesi, të dy planet iu nënshtruan rishqyrtimit, pasi analistët buxhetorë të Kongresit thanë se kursimet e pretenduara në këto drafte ishin të pajustifikuara.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›