E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosja e sovranitetit kuvendi vote unanime rezolutes

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, pas një debati që zgjati mbi tri orë, me 89 vota ‘për” dhe 9 vota ‘kundër’ miratoi një rezolutë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës dhe në mbështetje të vendimit të qeverisë për vendosjen e kontrollit në pikat kufitare në veri. Rezoluta e cila u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare i jep dritën jeshile qeverisë së Kosovës të ushtrojë të drejtën kushtetuese në shtrirjen e  sovranitetit dhe autoritetit në gjithë territorin e Republikës. Rezoluta kërkon respektimin e masave të reciprocitetit me Serbinë, si dhe fton bashkësinë ndërkombëtare për të përkrahur institucionet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin.

“Kishim një mbështetje të fuqishme nga të gjithë grupet parlamentare për nxjerrjen e një rezolute që edhe një herë të jep mbështetje të fuqishme vendimit të qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit e saj në tërë territorin re Kosovës”-tha Adem Grabovci, Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ne si LDK e kemi përkrah edhe paraqitjet tona të mëhershme si diçka të ligjshme, kushtetuese, si një obligim i qeverisë dhe të policisë sonë në përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për vënien e rendit dhe të ligjit n vend të vet”- theksoi Ismet Beqiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.
 
“Rezoluta e sotme është mbështetje për këto hapa që i ka marrë qeveria e Kosovës për të bartë këtë gjë, pra ne në rezultu e kemi përfshirë edhe një pikë me anë të së cilës  kërkojmë nga qeveria që asnjë mënyrë të mos zmbrapset nga vendimi i vet për të marrë nën kontroll pikat kufitare dhe që të jetë shumë aktive  dhe të shtrij sovranitetin e vet  dhe pranin e vet institucionale, autoritetin e vet  në tërë pjesën veriore të Kosovës”-u shpreh Visar Ymeri , Kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Partitë opozitare i kanë dhënë mbështetje vendimit të qeverisë për të vendosur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërsa u kanë bërë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë të përmbushin mandatin e tyre për rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sala Mustafa
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›