E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi i Ujësjellësit bllokon të ardhurat e bashkisë Fier

Një borxh i pashlyer i Ujësjellësit të Fierit ka bllokuar të ardhurat e Bashkisë së qytetit për 6 mujorin e dytë të këtij viti.
 

Sipas drejtorit juridik prane bashkisë së Fierit, Luan Çala, Ministria e Financave nuk lejon kalimin e grantit të pakushtëzuar që shkon në vlerën e 980 milion lekëve të reja.
 

Sipas tij, kjo bllokadë ka ardhur per shkak te nje borxhi te krijuar nga ndermarja e Ujesjellesit prej faturave te papaguara te konsumit te energjise elektrike.
 

Si rrjedhim vështirësohet tej mase veprimtaria e Bashkisë, sidomos me ndërmarrjet vartëse dhe për kryerjen e investimeve të parashikuar gjatë kësaj periudhe.
 

Lidhur me këtë shqetësim, bashkia e Fierit ka derguar nje note proteste dhe ankese në Ministrine e Financave, për të cilën ende nuk është marre nje pergjigje.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›