E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i vjetër Vlorë, vend për grumbullimin e inerteve

Ndonëse jemi në kulmin e sezonit turistik, plazhi i Vlorës është kthyer në një vendgrumbullim inertesh e mbetjesh urbane. Edhe pse ky shqetësim është ngritur e diskutuar disa herë, sërish zona e quajtur Bërryli midis plazhit të vjetër dhe atij të Zvërnecit vuan mungesën e higjenës dhe pastërtisë.
 

Në këtë zonë prej vitesh hidhen dhe depozitohen inerte të shumta, sidomos nga aktivitetet private, e ndonëse ato përbëjnë shkelje askush nuk ka marrë masat e nevojshme për të paradaluar këtë fenonem.
 

Banorët tregojnë se prej vitesh kjo zonë ruan të njëjtën gjendje kritike, ndërsa Bashkia rri në heshtje. Sipas banorëve, në këtë zonë është vënë re se shumë subjekte private gërryejnë pjesë të dheut dhe të rërës, të cilën më pas e shfrytëzojnë për ndërtimin e objekteve të tyre, një veprim ky krejtësisht i ndaluar.
 

Plazhi thuajse ka dalë jashtë funksionit të tij, pasi kushtet e papërshtatshme i kanë detyrur pushuesit ta braktisin atë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›