E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi i brendshëm për investime kapitale, ekspertët kundër

Huaja e marrë nga qeveria do të shkojë për financimin e shpenzimeve kapitale. Ekspertët e ekonomisë janë kundër borxhit të brendshëm pasi ai po merret në një situatë të vështirë për vendin dhe aq më tepër për biznesin. Sipas tyre thithja e likuiditeteve

nga qeveria do të ndikojë negativisht në klimën e biznesit. Sipas tyre, shifra edhe pse nuk është e madhe, koha e shlyerjes se kësaj huaje, është e shkurtër, gjë që shton detyrimet që kanë shqiptarët për të paguar investimet publike. Specialistët janë përqendruar më tepër te fenomeni i huamarrjes me një norme të lartë interesi, dhe të limituar në kohë. Ndërsa drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiri ka deklaruar dje se ky instrument është në përputhje me strategjinë e huamarrjes për vitin 2010 dhe ekuivalentja e tij në lekë, është e parashikuar në buxhet, si pjesë e financimit të deficitit buxhetor.Ky borxh është në vijim të plotësimit të nevojave për financimin e deficitit buxhetor që shkaktohet nga shpenzimet kapitale pjesa e deficitit buxhetor është më e vogël se sa shpenzimet kapitale të llogaritura për vitin çka automatikisht i gjithë deficiti është për investime ndaj edhe ky instrument si pjesë e financimit të deficitit do të përdoret për investime. Borxhi publik është në shifra paksa të larta, i cili është shpejtuar dy vitet e fundit  ka krijuar një kuadër makroekonomik fiskal për tre vitet e ardhshme që synon reduktimin e borxhit publik nga rreth 60 % që ishte në fund të vitit të kaluar, në 53 % në fund të vitit 2013. Qeveria shqiptare ka arritur të marrë transhin e parë të borxhit në tregun e brendshëm. Pasdite ka përfunduar ankandi i zhvilluar pranë Bankës së Shqipërisë. Nga 32 oferta janë pranuar 25. Burime nga Bankës së Shqipërisë, të cilat konfirmohen edhe nga burimet zyrtare pranë Ministrisë së Financave, deklaruan për Televizionin SCAN, se është arritur të merret pjesa e parë e borxhit prej 25 milionë euro, ndërsa edhe interesi i huasë ka qenë i kënaqshëm. Sipas burimeve, interesi maksimal i ofruar ishte 6,19 për qind, interesi minimal ishte 5,85 për qind, ndërsa ai mesatar 6.06 për qind. Pra, në këtë mënyrë norma e interesit për Eurobondin e brendshëm që u emetua nga qeveria është ndjeshëm më e ulët se objektivi tavan prej 7.5 për qind, i përcaktuar për Eurbondin, që do të emetohej në tregjet ndërkombëtare. Pak dite më parë Qeveria shqiptare, bëri të ditur se do të emetonte Eurobonde në tregun e brendshëm në vlerën e 25 milionë eurove, me një afat maturimi prej 9 muajsh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›