Rritet norma Libor
ti ripaguajnë Bankës Qendrore Evropiane 442 miliardë euro, duke ulur tepricën e likuiditetit bankar në 100 miliardë euro. Megjithatë përfundimi i kreditimit 1-vjeçar do të pasohet nga kreditime me afat më të shkurtër tre mujore apo 6 ditore. Një sondazh i Reuters tregoi se tregtarët e parave presin që në ditën e mërkurë, Banka Qendrore Evropiane, të alokojë 210 miliardë euro në një tender tre-mujor, duke vendosur një mesatare të tepricës së likuiditetit për sistemin bankar në 150 miliardë euro. Normat e Liborit që është edhe bençmarku për monedhën e Bashkimit Evropian, u fiksuan të hënën në 0.67875%, rritje e vogël krahasuar me nivelin e ditës së premte, ndërsa normat ekuivalente të dollarit ishin vetëm një të dhjetën më të ulëta në 0.53344%. Pas ditës së enjte rruga që do të marrë tregu i normave të interesit do të varet nga sasia e likuiditetit që bankat do të mbajnë në gatishmëri, dhe që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në normën Eonia të këmbimit përgjatë natës, që aktualisht është në nivelet rekord më të ulëta të 0.35%.
Francë, tregjet hyjnë në krizë
Besueshmëria Konsumatore Franceze, u përkeqësua në muajin qershor. Familjarët tashmë janë më të shqetësuar mbi të ardhmen e standardeve të jetesës dhe për të ardhmen e punësimit. Të dhënat e publikuara nga zyra kombëtare franceze e statistikës treguan se besueshmëria konsumatore në ekonominë e dytë të eurozonës ra në minus 39 nga minus 38 në muajin maj. Rezultati i zyrës së statistikës konfirmoi edhe pritshmërinë e analistëve të tregjeve. Indeksi i besueshmërisë konsumatore ka rënë me 9 pikë që nga fillimi i këtij viti dhe niveli i qershorit është më i ulëti që nga maji i vitit 2009. Treguesi i opinionit të familjarëve për standardet e jetesës ra në minus 71 nga minus 68 në muajin maj, ndërkohë që indeksi për standardin e jetesës në të ardhmen ra në minus 55 për qershorin nga minus 53 në maj. Ndërkohë sipas zyrës së statistikës pritshmëria për rritjen e papunësisë u rrit me masë të madhe në 68 për qershorin nga 63 pikë për një muaj më parë.
G20, pro interesave të evropianëve
Bankierët në mbarë botën shprehën çlirim pas vendimit të G20 për të mos vendosur një taksë globale mbi bankat dhe shtyrjen e afatit mbi rregullat e reja për kapitalin. Ne mirëpresim vendimin e G20 për tju larguar imponimit të një afati kohor arbitrar për aplikimin e masave të reja mbi kapitalin," thuhet në një deklaratë të federatës ndërkombëtare të bankave. Anëtarët e G20 i lanë secilit vend të drejtën për të ndërtuar politika ekonomike, sipas interesave personale të momentit. Kjo u komentua nga evropianët si një dritë e gjelbër për të vazhduar programet e reduktimit të deficitit. Për të qenë e ndershme kjo ishte më shumë nga sa prisja, tha kancelarja Merkel duke ju referuar premtimit jo detyrues të G20-ës për të përgjysmuar deficitet deri në fund të 2013. Ndërkohë Guvernatorët e Bankave Qendrore, paralajmëruan se masat shtrënguese ekonomike të ndërmarra, në të njëjtën kohë do të dëmtonin ekspansioni ekonomik global, duke shprehur në këtë mënyrë të njëjtin opinion me presidentin Obama.