E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi i falur dy vjet per 20 mln eurot e Italise

Qeveria italiane i ka falur borxhin vendit tonë, por me kush që shumat të përdoren për projekte të ndryshme në arsim, shëndetësi dhe ndihmë për shtresat e varfëra. Pak javë pasi marrëveshja u firmos nga ministri i Financave dhe përfaqësues më i lartë i qeverisë italiane në Tiranë, komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve i kanë dhënë OK-ein projektligjit që ratifikon marrëveshjen mes dy shteteve. 

"Është rënë dakord që këto pagesa të mos bëhen po të depozitohen në një fond dhe të përdoren më tej për të financuar projekte që do të bien dakord mes dy qeverive. Pra idea është ne po shkëmbejmë 20 mln euro në detyrime, principal dhe interes për ti kaluar këto fonde për të financuar projekte të reja. Është një marrëveshje me mjaft përfitim për ne. Në mënyrë indirekte është një falje borxhi. Pagesat tona që do shkojnë në këtë fond, do të shkojnë në këste. I pari do të jetë 500 mijë euro ndërsa këstet e tjera do tëjenë rreth 1.95 mln euro", tha Resmi Ibraj, specialist drejtoria e borxhit, MF.

Rreth 20 milionë euro janë pjesë e kësaj marrëveshje dhe kësti i parë prej 500 mijë eurosh do të depozitohet brenda 30 ditëve nga nënshkrimi. Marrëveshja përcakton që afati i përdorimit të fondit për realizimin e projekteve të përzgjedhura është deri në dy vjet që nga momenti i depozitimit të këstit të fundit në llogarinë e fondit. Fondet e papërdorura deri në afatin e vendosur prej dy vjetësh, do t`i kthehen qeverisë italiane.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›