Penguesit e biznesit BB Lejet e ndertimit taksat energjia

Mos realizimi i reformave në 8 prej 10 sektorëve që kanë lidhje me biznesin solli rënien në renditje që Banka Botërore i bëri Shqipërisë në raportin më të fundit. Një ditë pas publikimit të raportit “Të bërit biznes 2012”, përfaqësuesja më e lartë e Bankës Botërore në Tiranë komenton ndryshimet që ndodhën brenda një viti. Për “Albanian Screen”, Ksenyia Lvovsky thotë se lejet e ndërtimi, pagesa e taksave dhe energjetika ngelen problemet kryesore për bizneset.
“Shqipëria ka qenë në vendin e 82-të vitin që shkoi e vazhdon të jetë në të njejtin vend. Por këtë vit raporti ka zgjeruar treguesit që mat dhe ka ndryshuar metodologjia e ndjekur. Në përgjithësi Shqipëria vijon të mbetet një reformuese e qëndrueshme dhe në përgjithësi ka arritur përparime. Por ndërkohë vendet e tjera kanë ecur më shpejt. Klasifikimet e raportit bëjnë që Shqipëria të vazhdojë të intesifikojë përpjekjet. As një vend nuk mund të jetë në krye të klasifikimit”, tha Ksenyia Lvovsky, përfaqësuesja e Bankës Botëror, Tiranë
Gjithsesi situata sipas përfaqësueses së Bankës Botërore nuk është pesimiste. Shqipëria ka bërë hapa përpara në sektorë të tjerë që nuk janë përfshirë në “Të bërit biznes 2012”.
“Ka dy gjera që duhen marrë parasysh. Ecuria krahasuese me vitin që shkoi, dhe si i krahasojmë me vendet e tjera. Shqipëria është mirë në mbrojtjen e investitorëve, ecën mire me kredidhënien dhe ka marrë nasa për çështjen e falimentimit. Edhe pse ka hapa para me regjistrimin e pronave, Shqipëria është pas krahasuar me vendet e tjera. Ndaj duhet të vazhdojnëpërpjekjet. Shembuj të tjerë ku duhet bërë më shumë është pagesa e taksave dhe sigurimi i energjisë elektrike. Cilësia e qeverisjes është faktor i rëndëishëmpër investitorët dhe kjo nuk ëhtë përfshirë në raport. Dhe reforma e insopektimit është reformë e rëndësishme, por që nuk ëhstë prfshirë në këtë raport”, vijoi Ksenyia Lvovsky, përfaqësuesja e Bankës Botëror, Tiranë
Marrja e lejeve të ndërtimit e renditi Shqipërinë të fundit ndër 183 vendet që janë pjesë e raportit. Një tjetër tregues është ai për pagesën e taksave, ku një biznesi i humbasin dhjetra orë pune. Për këtë tregues Shqipëria u rendit në vendin e 152-të. Renditje të mirë ka në vendin e 16 dhe 24 për mbrojtjen e investitorëve dhe marrjen e një kredie. Këto tregues dhe të tjerë, në raportin “Të bërit biznes 2012” e renditën Shqipërinë ne vendin 82, nga 77 që ishte një vit më parë.
Flori Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e premte , 21 tetor 2011 )