Samiti i eurozonës, arrihet përparim rreth zgjidhjes së krizës

Liderët e Bashkimit Evropian, të cilët u takuan në Bruksel, kanë bërë pak progres rreth marrëveshjes mbi një strategji për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, hoqi dorë nga kërkesa e tij për përdorimin e fondeve të pakufizuara të Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar krizën.
Në vend të kësaj, Eurozona thuhet se mund t`u drejtohet për ndihmë ekonomive si atyre të Kinës apo Brazilit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj, tha pas takimit 12 orësh se do të vazhdojnë punët për këtë çështje edhe të mërkurën.