Borxhi i jashtëm, alarm krize
Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për një krize te re ne rritje, kryeministri Sali Berisha thotë se ekonomia shqiptare jo vetëm është e shëndetshme, por bashke me Gjermaninë, do te jene vendet, qe do te shënojnë rritjen me te madhe ne Evrope. Vetëm pak dite me pare, asgjësia amerikan “Moody’s” evidentoi ekonominë ne një krize te re ne rritje, me reforma dhe institucione te dobëta fiskale. Ndërsa ne një raport te fundit te Bankës Botërore, ekonomia shqiptare mori vlerësimin minimal për sa i përket borxhit publik. Sipas raportit Shqipëria është Ok me ligjet por jo me shifrat e borxhit dhe transparencën e tyre.