Unaza e Madhe, banoret konfrontohen me policinë
Pas vendimit te Inspektoratit te Ndërtimit për shkatërrimin e disa prej shtëpive ne këtë zone, banoret kane kundërshtuar duke pretenduar se askush nuk u ka siguruar strehim. Gjithashtu ata shprehen se disponojnë te gjithë dokumentacionin ligjor për këtë. Nga ana tjetër, inspektoret ndërtimorë nuk kane pranuar te flasin mbi incidentin e krijuar. Ndërsa drejtori i këtij Inspektorati, Arben Dollapi deklaron se pjesa me e madhe e banoreve nuk kane tapinë dhe nuk do te kompensohen. Banoret e Saukut te Vjetër nuk kane kundërshtuar prishjen e shtëpive ku kalon Unaza e Madhe pas vendimit nga Inspektorati i Ndërtimor, por për lënien e tyre ne qiell te hapur. Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare strehim dhe kompensim te plote për pronën e tyre. Një pjese e mire e banoreve qe preken nga ndërtimi i Unazës se Madhe ankohen se ende nuk është bere vlerësimi i pronës se tyre.