Meta: Kërcënimi? No Comment!
Ai është xhiruar nga kamera e Vizion Plus fundjavën e kaluar ne Gjirin e Lalzit, ku vëreheshin qarte masat e larta te sigurisë. Drejtuesi i LSI është kthyer ne selinë e partisë pas një periudhe te gjate pushimesh ne bregdet. Zoti Meta tregoi pas konferencës për shtyp se ne këto pushime edhe është dëmtuar ne këmbë, e për pasoje është detyruar te dale përpara medieve me pantofla plazhi. Por zoti Meta ne daljen publike ka shmangur edhe komentet për debatin e brendshëm ne radhët e LSI-se ku deputetet Tavo e Koka kane kërkuar largimin nga qeveria e 2 ministrave te kabinetit, Vasili e Naço. Kreu i LSI ne fakt doli ne deklarate për shtyp për te bere apel për nisjen e dialogut për reformën zgjedhore, pa u ngutur për te prekur kushtetutën.