E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabashi akuza hetuesve ne Hagë

Ne përgjigje te pyetjeve te prokurorit te çështjes Pol Rogers, Kabashi ka deklaruar se nuk ka asgjë për te dëshmuar. Ai tha se hetuesit kane shtuar dhe ngatërruar dokumente te cilat ja ka dhënë atij mbi 20 here për t’i firmosur. Kjo dëshmi mund te komplikoje situatën për vete dëshmitarin. Kjo për faktin se me pare Kabashi ka refuzuar te bashkëpunoje me Gjykatën. Madje ne vitin 2007, ndërsa ndodhej ne seance përpara Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt, Kabashi nuk kishte pranuar te dëshmonte edhe pse ai gjendej ne sallën e gjykatës. Dëshmitari kyç refuzoi te fliste, me arsyetimin se gjykata nuk ofronte mbrojtje te mjaftueshme për dëshmitarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›