Kampionet zbresin ne fushe
Te zotet e shtëpisë duhet te kundërpërgjigjen menjëherë ndaj surprizës Uollverhemton, 6 pike te plota dhe Manchester City me te cilët kane një lufte ne distance për titullin e këtij sezoni. Mbrëmja e sotme pritet te dhuroje një ndeshje te hapur nga te dy skuadrat dhe shume spektakël. Por pavarësisht se kërkon fitoren e pare përballë publikut te tyre te zjarrte Aleks Ferguson ka një mision te vështirë pasi ne këto 90 minuta do te ketë shume mungesa. Me e rëndësishmja dyshja e qendrës Vidic Ferdinand qe do te zëvendësohet nga Smelling Xhons. Jashtë edhe Rafael, Valencia, Flecher, Hernandez dhe Ouen. Ndërsa sulmi do ti besohet Uejn Runi dhe Deni Velbek ne takimin e dyte konsekutiv si titullar londinezet e Totenhem po përjetojnë një forme te mire ku ne 5 takimet e fundit kane arritur 4 fitore. Por edhe trajneri Heri Rednap vjen ne këtë supersfide me shume probleme pasi ne mbrojte mungojnë Ledli King Haton dhe Gallas, ndërsa ne mesfushe nuk do te jene emra te formacionit baze si Palacios, Sandro, Pienar dhe Xhermein Xhenas. Gjithsesi qe nga minuta e pare do te jete futbollisti me i rrezikshëm për londinezet Rafael Vandervart qe do te mbështetet nga Xhermein Defo. Takimi do te zhvillohet ne orën 21:00 dhe do te transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën “Tring”, kanali “Plus 1”.